Josip Kuzhe guxon: “Francën e përballojmë vetëm me sulm!”

/* */
Dash FRASHËRI - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, i pamundur në dy vitet e fundit në ndeshjet zyrtare në “Qemal Stafa”, qysh nga humbja me Portugalinë (1-2, 2 qershor 2009), është i bindur se “djemtë” e tij do të dijnë ta përballojnë një fuqi europiane si Franca, ish-kampione e botës në vitin 1998 dhe dy herë kampione e Europës, 1984 dhe 2000. Kroati, trajneri më i suksesshëm në historinë e kuqezinjve, prej disa ditësh ka ndërtuar strategjinë e tij për të mos dalë i humbur në ndeshjen e tij të shtatë zyrtare në eliminatoret e Euro 2012-s, ndërkohë që “djemtë” e tij nuk humbasin prej katër sfidash në impianitin ndërkombëtare të kryeqytetit. “A do kënaqesha edhe me një barazim? Jo, jo s’para pëlqej që të jap të tilla parashikime. Unë po përgatis skuadrën për të ndalur Francën dhe pse jo për të fituar”, - tha Kuzhe në konferencën e tij për shtyp.
Zoti Kuzhe, trajneri i Francës, Lorent Blank me siguri është duke pritur të mësojë 11-en titullare të Shqipërisë...
Mirë, atëherë po i them 12 dhe jo 11 lojtarë (qesh). Në portë do luajë Ujkani. Në mbrojtje, Dallku, Cana, Teli dhe Vangjeli, në mesfushë, Skela, Agolli, Curri, Bulku e Lala dhe në sulm Salihi dhe Bogdani. U thashë 12 lojtarë pasi jam ende në dilemë mes Lalës dhe Bulkut. Do shikoj në seancën e sotme (djeshme) stërvitore reagimin e tyre dhe do mendohem mirë para se të bëj një zgjedhje, e cila jam i sigurt se do jetë zgjedhja më e mirë.
Përse është kaq e vështirë për ju për të zgjedhur midis të dyve?
Lala të jep më shumë qetësi në fushën e lojës pasi ka eksperiencën dhe është edhe kapiteni i skuadrës. Ndërsa Bulku vrapon më shumë dhe krijon më shumë dyluftime me kundërshtarin ndaj do shikoj se ç’tip lojtari më duhet për këtë takim dhe më pas do të vendos.
Nuk mendoni se rrezikoni, kur i hiqni ekipit tuaj kapitenin?
E di që rrezikoj, pasi Lala është diçka më shumë se një lojtar i thjesht, është zemra e kësaj skuadre. Është ai që merr përgjegjësitë dhe situatat në fushë por duhet të mendojmë edhe për ndeshjen dhe kundërshtarin që kemi përballë duke e analizuar pikë për pikë. Gjithsesi ju thashë që jam ende duke menduar dhe besoj se do bëj zgjedhjen e duhur.
Pse u kalua pikërisht tani Curri në mesfushë?
Sepse pashë që ai më jepte më shumë siguri. Është një lojtar që përballet mirë fizikisht, mban lart linjën defensive të skuadrës sonë dhe mund të jetë shumë i aftë edhe në zonën kundërshtare në rastet e goditjeve. Nga ana tjetër pashë se Teli ka kapur një formë të shkëlqyer ndaj asesi nuk mund ta lija jashtë skuadrës.
Shqipëria nuk humbet në një ndeshje kualifikuese në “Qemal Stafa” që prej qershorit 2009 kur ju drejtonin ndeshjen e parë si kuqezi ndaj Portugalisë, a mendoni se kjo seri pozitive do të vazhdojë edhe ndaj Francës?
Po sigurisht. Do të dëshiroja shumë dhe gjykoj se është një objektiv i realizueshëm. E di që nuk mund të pretendojmë që ndaj Francës të kemi një dominim të lojës dhe presim që ata të mbajnë topin më shumë se ne. Por kjo nuk do të thotë që ne vetëm do të mbrohemi, ne do të mundohemi ta kapim në kundërsulm.
A do të kënaqeshit edhe me një barazim me Francën?
Jo, jo s’para pëlqej që të jap të tilla parashikime. Unë po përgatis skuadrën për të ndalur Francën dhe pse jo për të fituar. Gjithsesi, të shohim se çfarë do ndodhë në fushë.
Pas Francës vjen ndeshja me Luksemburgun, ku rrezikojnë që të mos luajnë 9 lojtarë pasi kanë kartonë, a i keni bërë llogaritë?
Nuk më lejohet të bëj asnjë llogari në këto momente. Jam i sigurt se po mendova që tani për Luksemburgun, ju mediat, gazetarët do ishit të parët që do “më vrisnit” ditën tjetër me komentet tuaja. Unë mendoj të bëj sa më mirë ndaj Francës, pikë së pari. Unë si trajner dhe lojtarët jemi totalisht të fokusuar te Franca dhe duam që të shënojmë dhe ta fitojmë këtë ndeshje.
Kuzhe, e keni vlerësuar faktin se Franca ka një sulm shumë të fortë, por në mbrojtje çalon dhe sidomos në këtë takim pasi nuk ka në dispozicion as Mekses dhe as Rami?
Unë kam bërë një analizë të thellë me lojtarët kësaj France. Kemi parë të gjitha pikat e dobëta dhe të forta. Gjithnjë jam mundur që të mos hedh në fushë një skuadër që mendon vetëm të mbrohet por edhe të sulmojë, madje edhe me shumë forca. Ke shihni një skuadër të rreshtuar 4-1-4-1 në linjën defensive dhe kur të hidhemi në kundërsulm do ndryshjmë skemë në 3-5-2, kjo për të pasur përparësi ndaj kundështarit edhe pse jam koshient që Franca ka lojtarë shumë të mirë.
SHQIPËRIA
(4—1-3-2)
Ujkani
Dallku, Cana, Teli dhe Vangjeli
Skela, Agolli, Curri, Bulku (Lala)
Salihi, Bogdani
Trajner: Josip Kuzhe
FRANCA
(4-3-2-1)
Loris
Revejer (Sanja), Kabul, Abidal, Evra
M’Vila, Diara,
Maluda, Nasri, Riberi
Benzema
Trajner: Lorent Blank