E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Lala: Kunder Frances duhet mbi 100 per qind

/* */

Prania në formacionin titullar të kapitenit Altin Lala është i vetmi dyshim i trajnerit Kuzhe, ku mesfushori i Hanover 96 është në balotazh me Ervin Bulkun e Azak Bakusë

Altin Lala, sa e përgatitur është Shqipëria për të përballuar ndeshjen me Francën?
Për këtë ndeshje ka kohë që flitet. Edh ndeshjet miqësore që kemi zhvilluar kanë pasur si objektiv për t’u përgatitur për sfidën me Francën. Kjo është ndeshje më e rendesishme e edicionit, duke parë që dhe Franca është një nga ekipet më të mira në Europë. I gjithë publiku e pret me padurim këtë ndeshje, dhe sigurisht edhe skuadra jonë. Shpresoj të jemi në gjendjen më optimale.

Në dy vitet e fundit, në “Qemal Stafa” kemi ndalur Suedinë (0-0, shtator 2008), Danimarkën (1-1, shtator 2010), ndërkohë që kemi regjistruar edhe një fitore madhështore me Greqinë (2-1, shtator 2004), a është e përgatitur Kombëtarja për një rezultat surpizë?
 
Në ndeshje të tilla për një trajner është shumë e lehtë të motivosh skuadrën. Do të thoja ekipi vetëmotivohet. Secili lojtar impenjohet dhe është i përqëndruar për këtë ndeshje më tepër se 100 për qind. Duhet të luajmë me gjakftohtësi dhe me pjekuri. Jo të mendojmë se po luajmë kundër kësaj skuadre dhe të dalim të gjithë përpara. Franca ka një skuadër shumë të fortë në repartin ofensiv dhe për këtë duhet pasur shumë kujdes.
 
Altin, jeni lojtari rekordmen i Shqipërisë më me shumë ndeshje. Nëse do të luani kundër Francës do të plotësoni numrin 76. A e kishit menduar kur nisët karrierën e futbollistit, se do të mbërrinit derit në këtë pikë?
Jo, nuk e kisha menduar. Gjithsesi, kjo është thjesht një statistikë. Nuk është shumë e rëndishme për mua.

Nga sa kemi vënë re, gjatë këtyre seancave stërvitore, ju jeni postuar në ekipin e rezervave, ndoshta dhe për zgjedhje taktike të trajnerit. A mendoni se kundër Francës do të jeni në bankinë, dhe jo titullar?
Cdo gjë ka mundësi, këtë e vendos trajneri jo unë. Natyrisht, që çdo lojtar ka dëshirë të luajë. Të gjithë lojtarët që janë grumbulluar kanë dëshirë të luajnë, ashtu si dhe unë vetë.
 

A keni folur me trajnerin?
Janë idetë që mund të ketë trajneri, dhe për këtë punë vendos ai.

A ndehet Lala fizikisht, duke parë se dhe me ekipin e tij luan shumë pak?
Unë kam një vit që stërvitem pa dëmtim. Stërvitja në Gjermani është intensive, më ka bërë që të ndihem nga forma fizike më mirë. E ndjej veten shumë më mirë, dhe kur kam ardhur pas dëmtimeve.

Altin, Riberi është një nga lojtarët kryesorë të Francës. Ju jeni përballur në kampionatin gjerman me atë. Si mendoni, cila do të jetë arma për ta ndalur, apo ndonjë këshillë që mund t’i keni dhënë trajnerit Josip Kuzhe?
Në këtë ndeshje nuk është vetëm Riberi, por dhe lojtarë të tjerë, si Nasri, Benzema, Maluda. Po t’i përsëris të gjithë emrat. Riberi është një lojtar që në duelet një kundër një një futbollist shumë i vështirë. Ne do të mundohemi ta dublojmë, të mos t’i lëmë shumë zona të hapura. Shpresojmë që Dallku ta bëjë këtë punë sa më mirë. Ika tani dola në televizor (qesh).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›