Curri-Bakaj-Agolli: Barazimi me Francen, i mundshem
/* */
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Debatik Curri, deklaroi se nëse ekipi del në lojën e tij dhe do të japë maksimumin, atëherë mund të marrë dhe një rezultat pozitiv. “Është një ndeshje kaq delikate kërkon shumë përqëndrim, sepse përcakton të gjitha objektivat e kombëtares sonë, e cila ka nisur turin paraeleminator Euro 2012 me një start të kënaqshëm”, - tha kosovari, i cili luan në Turqi, me Genshlerbirligi. “Rezultati? Të tria janë të mundshme në këtë sfidë".
Elis Bakaj
“Franca dihet që është një ekip me kualitete shumë të mëdha. Vetëm nëse do të luajmë si grup dhe do të japim më shumë se 100 përqindëshin tonë, do të marrim rezultat pozitiv”.
Ansi Agolli
“Është një ekip që ta imponon lojën dhe kjo do të na nxisë më shumë për të luajtur. Për mua barazimi do të ishte një rezultat shumë i mirë, duke ditur se kush është kundërshtari”.