Lorik Cana: Më shumë se Franca, Shqipëria ka zemrën

/* */
Lorik Cana është lojtari special i ndeshjes Shqipëri-Francë, kjo dhe për shkak të së kaluarës së tij sportive. Mbrojtësi i fuqishëm i Kombëtares sonë ka ka kaluar shtatë sezone si lojtar profesionit në Francë, tre me Paris Sën Zhermenin (2002-2005) dhe më pas katër me Olimpikun e Marsejës (2005-2009), madje më këtë fundit ishte dhe kapiten i skuadrës. Gjithsesi, Loriku thotë se në fushë, ai i ka harruar ish-miqtë e tij në Francë, si Samir Nasrinë, sot te Mançester Siti, apo Frenk Riberi, aktualisht te Bajernin e Munihut.
Lorik Cana, keni qenë njeriu më i kërkuar i mediave franceze, kjo dhe për shkak se keni luajtur shtatë vjet në Francë. Si e prisni ndeshjen?
Është një ndeshje që do të na tregoje së me çfarë rruge jemi duke punuar, për të parë dhe arritjet e ekipit Kombëtar, mund të them në dhjetë vitet e fundit. Duke pasur parasysh se kemi katër ndeshje, dy ndaj Francës dhe më pas kundër Luksemburgut dhe Rumanisë mundohem të jem pak racional. Objektivi për këto dy ndeshje, ajo në Luksemburg ku duhet patjetër të fitojmë dhe ajo me Rumaninë në shtëpi, ku besoj se kemi kualitetin për ta fituar ndeshjen, mund të them se është e realizueshme një gjashtë pikësh. Mandej, çdo pikë tjetër që mund të marrim kundër Francës është një bonus për ne.
Ju e njihni shumë mirë Francën dhe futbollin francez, pasi keni luajtur atje për shumë vite. Njihni një pjesë të mirë të lojtarëve të asaj Kombëtareje dhe keni luajtur me ta. Si ndalet kjo Francë?
Si mund të ndalet? Pas një kampionati botëror zhgënjyes për ta, kanë filluar me një trajner të ri, me një politikë të rë, një ambient të ri në ekipin Kombëtar. Kemi biseduar edhe me trajnerin e ekipit Kombëtar, se ata kanë kaq shumë lojtarë, aq shumë talente. Kanë një burim lojtarësh pa fund. Janë lojtarë që janë yje secili në ekipet e tyre, luajnë në kampionate të mëdha, në klube të mëdhenj. Janë një formë të jashtezakonshme, janë në vendin e parë, por kanë edhe një farë presioni, pasi do të luajnë këtu dhe në Rumani, dhe kërkojnë të sigurojnë kualifikimin.
Kur vendosët të luanit për Shqipërinë në vitin 2003, ju keni pasur dhe pasaportën franceze. Sot, a është i penduar Lorik Cana se mund të vinte të luante në Shqipëri si lojtar i Kombëtares franceze?
Jo në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye. Qysh kur kam qenë fëmijë jam rritur në një ambient që ka qenë shumë atdhetar dhe unë kam trashëguar vlerat kombëtare. Kam dashur të luaj me ekipin e Shqipërisë dhe asnjë ekip tjetër. Nuk jam aspak i penduar.
Lorik, keni luajtur me Nasrinë, Valbuenën, dhe nuk do të luani me kompleksitet ndaj kundërshtarit. A jeni përpjekur për t’ia përcjellë këtë frymë dhe shokëve të tjerë të skuadrës, për të mos luajtur si inferiorë ndaj Francës?
Absolutisht, po. Ne në vendin tonë, respektin ndaj Francës është maksimal, pasi është një skuadër që vetë e imponon respektin nga emrat që kanë. Nuk besoj se ka një skuadër aq krenare sa e jona. Ne jemi shumë krenarë që e përfaqësojmë këtë vend dhe e bëjmë me gjithë zemër. Sigurisht, që nuk e ndjejmë vetën inferiorë ndaj ndonjë kundërshtari, pavarësisht se midis dy skuadrave ka diferenca të mëdha. Në vendin tonë, ne kemi treguar në të kaluarën se mund të mundim çdo lloj kundërshtari. Do të mundohemi ta bëjmë këtë edhe me Francën.
A ndjeni frikë kundër Francës?
Nuk e di. Nuk do të ishte fjala e duhur. Kam respekt për ta. Shqipëria mund të luajë mirë, apo të vendosë kundërshtari në Tiranë. Franca është përgatitur për çdo lloj skenari në Tiranë. E dinë shumë mirë, se mund të kenë shumë probleme në Shqipëri. E dimë dhe ne së mund të na rrahin 4-0 dhe askush nuk ka gjë për të thënë. Të mundohemi të jemi gati.
A ka ndonjë emër të veçantë nga futbollistët francezë, që Shqipëria ta ketë frikë?
Është vetë kualiteti i ekipit të Francës. Ndodh që një lojtar të mos jetë në një ditë të mirë, por kanë aq shumë kualitetet sa të frikësojnë si ekip. Janë të fortë, janë te pjekur dhe besim.
Cila është pika e dobët e Francës?
Nuk di ta them me saktësi. Por, po ja them Bogdanit (qesh). Një gjë është e sigurt, që Shqipëria do të ketë më shumë se Franca. Ajo është zemra. Nuk e di nëse do ta bashkojmë dhe kokën dhe trupin, por zemrën do ta kemi më shumë francezët.
Loriku: “I uroj Bilal Riberisë, gëzuar Bajramin!”
Një nga miqtë më të ngushtë të Lorik Canës, në kombëtaren franceze është dhe Frenk Riberi.Ata kanë luajtur së bashku te Olimpiku i Marsejës, përpara se francezi të transferohej në Gjermani te Bajerni. Madje Frenku është shndërruar në mysliman dhe mban emrin Bilal. Cana ka një urim të veçantë: “Fillimisht do t’i uroja atij festën e Bajramit dhe ju të gjithëve ju, edhe pse me pak vonesë. Gjithsesi, kam kohë që nuk jam në kontakt me të, ndërkohë që shumicën e lojtarëve të tjerë më është dhënë mundësia për t’i parë. Ndoshta do të më jepet mundësia që të takohem e të ri pak me të pas ndeshjes, por gjatë 90 minutave ai është një kundërshtar si kushdo tjetër, madje një kundërshtar i jashtëzakonshëm. Ai e di, se jo vetëm unë, por i gjithi ekipi ynë do të mundohet ta ndalojë atë”.