“Edvin Rama dhe pinjollët e “Bllokut”, në vend të faljes, vazhdojnë me shpifje”

Denoncon zëdhënësja e PD-sëPD-ja ka denoncuar dje shpifjet e radhës të Edvin Kristaq Ramës dhe pinjollëve të bllokut, të cilët, sërish hezitojnë të kërkojnë ndjesë për krimet e prindërve të tyre.Në kulmin e tronditjes së shoqërisë shqiptare nga zbulimi i varrezës masive në veri të Tiranës , Edvin Kristaq Rama dhe pinjollët e ‘Bllokut’ në vend të kërkesës ndjesë për krimet monstruoze të etërve të tyre, të cilët firmosën me mijëra e mijëra, internime, burgosje e ekzekutime duke marrë kështu jetë njerëzish të pafajshëm, kanë përzgjedhur shpifjet dhe trillimet e nivelit më të ulët nëpërmjet tellallëve të tyre ordinerë”, u shpreh dje zëdhënësja e PD-së. Më pas zëdhënësja e PD-së, rikujtoi dhe denoncoi lidhjet e drejtuesve aktualë ët PS-së, me figura të njohura të regjimit komunist. “çuditërisht sot në këtë ditë, Edvin Kristaq Rama nuk ndoti ambientin me zërin dhe fytyrën e Xheli Gjonit junior, as me atë të Hamit Beqes junior, as me atë të Sulejman Bushatit junior, pasi ‘ekipi shpresa i PPSH’ duket se sot është fshehur. Sot Edvin Kristaq Rama zgjodhi që ndotjen e radhës ta kryente me zërin dhe fytyrën e një fakireje, e cila vendin e saj në PS, po e siguron duke vazhduar kacavjerrjen e paraardhësve të saj të pasuksesshëm”, u shpreh zëdhënësja e PD-së. Në emër të PD-së, zëdhënësja e kësaj partie dënoi shpifjet e ulëta të drejtuesve të PS-së, ndërsa ju kërkoi atyre të kërkojnë ndjesë dhe të distancohen nga krimet e komunizmit. “Partia Demokratike duke denoncuar heshtjen dhe qëndrimin e Edvin Kristaq Ramës dhe suitës së bllokmenëve të rinj ndaj krimeve makabre të zbuluara në veri të Tiranës, dënon shpifjet e ulëta dhe trillimet që ata lëshojnë nëpërmjet tellallëve të tyre amoral. Partia Demokratike thekson se është koha që të kërkoni ndjesë për krimet e etërve tuaj, e jo t’i mbuloni ato me shpifje dhe trillime me të cilat faktoni se ndani moralin ç’njerëzor të paraardhësve tuaj”, përfundoi deklarata e zëdhënëses së PD-së....