E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetë të PD-së kërkojnë hetime dhe ndëshkimin e xhelatëve

Vizita dje në vendin ku u gjetën eshtrat e 19 të pushkatuarve të regjimit komunistDeputetë të PD-së kanë qenë dje të pranishëm në Dajt, në vendin ku janë gjetur eshtrat e 19 personave. Deputetja demokrate Mesila Doda tha se zbulimi i këtyre varreve duhet të jetë një moment i fortë reflektimi për të kuptuar nevojën e pastrimit të shoqërisë shqiptare nga vrasësit dhe persekutorët e fjalës së lirë. “Ky është një vend ku duhet të kthehemi për të kuptuar përmasat makabre të krimeve të regjimit komunist. Ajo theksoi se lidhur me personat e vrarë nga komunizmi, Parlamenti do të miratojë ligjin e Kujtesës Kombëtare, por duhet të veprojë edhe drejtësia”, u shpreh Doda. Deputetja Doda, tha se Partia Demokratike është e vendosur t’i shkojë deri në fund iniciativës për një referendum popullor për miratimin e ligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë. Deputetja e PD-së, Mesila Doda tha se duhet hetuar për çdo rast të këtij lloji. “Askush nga gjyqtarët, askush nga prokurorët, askush nga politikanët që kanë dënuar, nuk do kenë mundësi që të shpëtojnë nga referendumi popullor, për tu larguar njëherë e përgjithmonë nga skena publike”, deklaroi Mesila Doda.Ndërkaq deputeti Gent Strazimiri tha se ky vend duhet të jetë një vend pelegrinazhi. “Ky vend duhet të jetë një vend pelegrinazhi. Nuk mund të lëmë këto eshtra pa varr”, u shpreh ai. Deputeti Gent Strazimiri vlerësoi nevojën e përcaktimit të një dite që përkujton viktimat e regjimit komunist. Strazimiri propozoi që data 29 Nëntor duhet të jetë dita kur duhet të kujtohen personat e vrarë nga komunizmi. “Besoj se 29 nëntori do të ishte dita e duhur për të përkujtuar viktimat e komunizmit në Shqipëri. Parlamenti nuk jep leje për të hapur vare, ashtu siç nuk jep leje për të hapur kutitë”, tha Gent Strazimiri.Deputeti Eduard Halimi tha se parlamenti është vënë në dijeni ditën e djeshme për këtë ngjarje. “Por unë shpresoj që Prokuroria do të hetojë këtë krim. Nëse nuk del e vërteta në shesh, askush nuk mund të lëshojë akuzat. Ministria e Drejtësisë do të bëjë sa më parë ekspertizën për të hedhur dritë mbi këtë çështje”, u shpreh Halimi. “Ne sot jemi këtu për tu thënë persekutorëve, pinjollëve të tyre, ekzekutorëve, por dhe atyre që kane vrarë natën në këtë varr masiv dhe kanë qarë ditën me lot krokodili, se ne do ti shkojmë deri në fund që këta njerëz të mos kenë kurrë akses në jetën publike”, shtoi deputeti i PD-së, Eduard Halimi.Eshtrat e 19 personave u gjetën disa ditë më parë në vendin e quajtur “Reparti 313” në Linz, në periferi të Tiranës.Eshtrat e gjetura në malin e Dajtit figurojnë të jenë të 19 personave të pushkatuar gjatë viteve të regjimit komunist. Aktualisht eshtrat e 19 personave të gjetur në vendin e quajtur “Reparti 133” në Linzë të Dajtit ndodhen në morgun e Tiranës në pritje të një vendimi të Prokurorisë për ekspertizën e tyre. Ndërsa organi i akuzës së kryeqytetit po bën verifikimet e duhura duke marrë në pyetje edhe personat që kanë gjetur eshtrat e atyre që janë ekzekutuar gjatë kohës së diktaturës. Pas plotësimit të formave të skeleteve do të kryhen edhe analizat e ADN-së për të bërë identifikimin e tyre. Kryeministri Berisha tha dy ditë më parë, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së se qeveria do të bënte ç’kishte në dorë për të nderuar viktimat e diktaturës, duke përmendur dhënien e statusit të dëshmorit për efektivat e kompanisë 4000, të cilët u hodhën nga aleatët perëndimorë nga ajri për të luftuar për rrëzimin e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›