Edvin Rama manipulon me fatkeqësinë e banorëve të përmbyturRama
Reagon Partia DemokratikePartia Demokratike reagoi dje lidhur me sjelljet e ditëve të fundit të Edvin Ramës ndaj situatës së përmbytjeve në vend. Zëdhënësja e selisë së PD-së, u shpreh se Rama i sapo kthyer nga vakancat e zgjatura të pushimeve në plazhet më të nxehta tentoi dje të fyente banorët e Shkodrës, por këta të fundit iu kundër përgjigjën më së miri duke i kërkuar menjëherë që të largohej nga banesat e tyre. “Zoti Edvin Kristaq Rama u kthye vetëm dje nga vakancat e zgjatura. Ai as që nuk denjoi të ndërpriste pushimet e luksit në Paris apo Bankok edhe pse zona të tëra u përmbytën dhe kaluan Vitin e Ri nën kërcënimin e vërshimit të ujërave apo dallgëve të detit.Sot, ai vizitoi zonat e përmbytura ku në vend të solidaritetit shau dhe fyu me gjuhë ordineri fshatarët e përmbytur tek Ura e Lahajt, vetëm se e pyetën “ku ishe ti gjer sot” dhe se reaguan me indinjatë të thellë kur u tha atyre se ju përmbyti qeveria dhe jo moti.Partia Demokratike dënon këtë qëndrim të Zotit Rama dhe i kërkon atij të solidarizohet me të dëmtuarit nga përmbytja dhe të mos shkojë atje vetëm për ti sharë dhe ofenduar vetëm e vetëm se ata reaguan ndaj trillimeve të tij se qeveria nuk po bën gjë për ti ndihmuar dhe se është ajo që ju përmbyti dhe jo moti”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike, duke shtuar se PD nuk reagon ndaj këtyre trillimeve të Edvinit mbasi përgjigjen më të merituar ja dhanë fshatarët e Trushit tek Ura e Lahajt....