E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata drejt përmirësimit, intensiteti i ujërave drejt rënies në zonat e përmbytura

Deklaron ministri i Energjetikës Dritan Prifti Ministri i Energjetikës Dritan Prifti deklaron se nuk do të ketë më përmbytje megjithëse parashikohen ende reshje shiu, por këto sipas ministrit nuk do të ndikojnë në kaskadat e Drinit. Ministri Prifti u shpreh optimist për një përmirësim të situatës në ditët në vazhdim. Ai theksoi se do të mjaftojnë vetëm 10 ditë për të rikthyer jetesën në zonat e përmbytura prej disa ditësh. Në një konferencë për mediat, kreu i energjetikës thekson se edhe pse sot pasdite dhe gjatë mbrëmjes parashikohen reshje ato nuk do të ndikojnë fuqishëm në kaskadën e Drinit, pasi shumica e borës ka shkrirë.Prifti njoftoi se Fierza ka arritur në nivelin e 292.5 metrave, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit është shënuar rritje në 21 centimetër; në Koman regjistrohet niveli 172.9 metra, 90 centimeter më i ulet se dje, ndërsa Vau i Dejës regjistron thellësinë 74.85 metra, 20 centimetra më pak se disa orë më parë.Ministri theksoi se shkarkimet nga tre hidrocentralet do të vazhdojnë.Ndërkohë, në bazë të dhënave më të fundit nga Komiteti i Emergjencave Civile i dislokuar prej disa ditësh në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë, mësohet se prurjet në liqenin e Fierzës kanë rënë me 1200 m3 në sekondë krahasuar me të dhënat e ditës së djeshme që ishin plot 1500 m3 në sekondë. Megjithë këtë rënie të ndjeshme të prurjeve në Fierzë situata vazhdon të jetë ende emergjente. Shkarkimet nga hidrocentrali i Fierzës kanë dëmtuar edhe urën mbi lumin Drin, pasi bien në formën e stuhisë. Niveli i Fierzës vazhdon të rritet, por tashmë me një kuotë më të vogël, rreth 1 centimetër në orë. Nga të tre hidrocentralet vazhdon derdhja e ujit, ndonëse me një ritëm më të vogël se dje.Në Fierzë shkarkohet 665 metër kub ujë në sekondë, në Koman 1830 metër kub, ndërsa në Vaun e Dejës, derdhet nga portat 1735 metër kub ujë në sekondë, nga 2380 metër kub që ishte kuota e një dite më parë.Ndërkohë bilanci i përmbytjeve vazhdon të jetë po i njëjtë. Referuar të dhënave nga Ministria e Transporteve akset kombëtare janë plotësisht të kalueshme, ndërsa tashmë janë evituar edhe problemet e shkaktuara në aksin nacional Shkodër-Tiranë. Ndërkohë, Komiteti njofton se numri i shtëpive të përmbytura është 2110 në total, ndërsa deri tani janë evakuuar nga zonat e përmbytura rreth 3752 persona....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›