E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA konfirmon sjelljen e një numri të specializuar trupash, që do të asistojnë në aksionet e evakuimit

Zëvendësambasadorja Deborah Jones takon zëvendësministrin e jashtëm Selim BelortajaZëvendësministri i Jashtëm Selim Belortaja është takuar dje pasdite me Deborah Jones, zëvendësambasadore e SHBA-së në Tiranë. Diplomatja e lartë amerikane u ka ofruar autoriteteve shqiptare të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen e SHBA-ve, ndërkohë që ka përcjellë gatishmërinë e Uashingtonit për të sjellë edhe trupa të specializuara në Shqipëri, të cilat kanë të gjithë përvojën e duhur për të menaxhuar situata të një karakteri të veçantë, si ato që po shfaqen në veriperëndim, me emergjencën e evakuimit apo edhe me konsolidimin e sigurisë në kaskadën e lumit Drin. Diplomatja e lartë ka përcjellë gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e administratës “Obama” për qeverinë shqiptare dhe përpjekjet e saj për të kapërcyer pa dëme njerëzore situatën e vështirë të krijuar nga reshjet e shumta gjatë dy javëve të fundit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›