“Edvin Rama përdor politikisht të zgjedhurit vendorë, kërkesat e tij janë plotësuar prej kohësh nga qeveria”

Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand PoniReagon kreu i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në bashkinë e Tiranës, Ferdinand Poni, ndaj keqpërdorimit të radhës që Edvini po u bën të zgjedhurve vendorë socialistë. Pas mbylljes së kalvarit të protestave të dështuara, Edvin Rama iu rikthye përsëri talljes me të zgjedhurit e njësive vendore, ndaj të cilëve ai ushtron dhunë dhe presion sistematik. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, deklaroi se Rama po i përdor kryebashkiakët socialistë për interesat e tij politike. Gjatë një interviste televizive, Poni u shpreh se kërkesat e tyre janë të motivuara politikisht dhe se ato janë plotësuar nga qeveria që në 6 mujorin e mandatit të saj duke shtuar se qeveria ka ndërmarrë një reformë rregullatore. Sipas tij fondet për të gjitha bashkitë e vendit ka qenë nga më të lartat në këtë vit duke shtuar se ato kanë arritur edhe shifrën e 10 miliardë lekësh.Ndërkohë Poni duke i bërë thirrje qytetarëve të pajisen me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike theksoi se deri më tani janë kryer 330 mijë aplikime për pasaportat biometrike duke theksuar se me ardhjen e emigrantëve do të ketë edhe orare të zgjatura në zyrat e aplikimit....