Vrasja e Xhindit, banorët e Roskovecit peticion Ina Ramës
Banorët kanë kërkuar zbardhjen e së vërtetës të kësaj vrasjeje. Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi u vra më 2 maj të këtij viti. Që prej asaj kohe, pavarësisht hetimeve, drejtësia shqiptare nuk ka mundur të arrestojë asnjë person, qoftë edhe si i dyshuar, çka e ka bërë mister këtë vrasje.Në atë kohë, u zhvilluan hetime intensive, ndërsa dhjetëra persona u vendosën nën hetim, por me sa duket asnjëri prej tyre nuk i “shërbyen” drejtësisë për të dhënë një version mbi vrasjen. Prokuroria pat ngritur tre pista, nga ku u përqëndruan hetimet: Fatmir Xhindi, mund të jetë vrarë për shkak të detyrës; për një konflikt të vjeter në vitin 1997; dhe për shkak se ka influencuar në një vendim gjyqësor.