E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatzena me AH1N1, rrezikohet jeta e binjakeve

TIRANE- E reja 5 muajshe shtatzënë me dy binjakë, e cila është prekur nga virusi AH1N1 është në gjendje kritike për jetën. Gruaja e ardhur nga Kukësi, prej dy ditësh, ndodhet e shtruar në repartin e reanimacionit në Senatorium, në Tiranë. Mjekja Irena Shima e cila ndjek gjendjen shëndetësore të gruas shtatzënë thotë se pacientja ndodhet në një moment kritik për jetën e saj dhe të dy binjakëve . Në fillim gruaja ishte shtruar në spitalin e qytetit verilindor të Kukësit, më pas ishte transportuar në Tiranë, në maternitetin “Mbretëresha Geraldine” dhe prej andej ne senatorium. Mjekja tregon se gruaja paraqet probleme dhe me aneminë dhe se po mbahet me frymëmarrje të drejtuar për shkak të komplikacioneve në mushkëri që ka dhënë virusi AH1N1.Doktoresha e Senatoriumit, Irena Shima bën të ditur se në rrezik janë dhe dy binjakët që ajo pret.Mësohet se në spitalin e mushkërive ndodhet e shtruar dhe një tjetër grua. Pacientja 37 vjecare gjithashtu është në gjendje kritike dhe mbahet me frymëmarrje të drejtuar. Vetëm pak ditë më parë një 18 vjecare shtatzënë e infektuar me virusin e gripit të derrit ndërroi jetë në muajin e 8 te shtazenisë. Ndërkohë dje ka nisur vaksinimi undër gripit të derrit i stafit mjekësor dhe pritet të nisë vaksinimi i kategorive të tjera në rrisk.Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që janë pjesë e këtyre kategorive të rriskuara dhe prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre, sepse vaksina nuk ka efekte të mëdha anësore.(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›