E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni: Edvin Rama përdor politikisht të zgjedhurit vendorë

Sipas zv/ministrit Poni, kërkesat e ngritura nga Rama janë plotësuar nga qeveria që në 6-mujorin e parë të mandatit të sajReagon kreu i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ferdinand Poni, ndaj keqpërdorimit të radhës që Edvini po u bën të zgjedhurve vendorë socialistë. Pas mbylljes së kalvarit të protestave të dështuara, Edvin Rama iu rikthye përsëri talljes me të zgjedhurit e njësive vendore, ndaj të cilëve ai ushtron dhunë dhe presion sistematik. Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, deklaroi se Rama po i përdor kryebashkiakët socialistë për interesat e tij politike. I ftuar në studion e “Ora News”, Pone u shpreh se kërkesat e tyre janë të motivuara politikisht dhe se ato janë plotësuar nga qeveria që në 6 mujorin e mandatit të saj duke shtuar se qeveria ka ndërmarrë një reformë rregullatore. Sipas tij, fondet për të gjitha bashkitë e vendit ka qenë nga më të lartat në këtë vit duke shtuar se ato kanë arritur edhe shifrën e 10 miliardë lekësh. Ndërkohë Poni duke i bërë thirrje qytetarëve të pajisen me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike theksoi se deri më tani janë kryer 330 mijë aplikime për pasaportat biometrike duke theksuar se me ardhjen e emigrantëve do të ketë edhe orare të zgjatura në zyrat e aplikimit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›