“Edvin Rama po përbalt vendin me imazhin e krizës, ekonomia është e stabilizuar dhe në rritje”
Ministri i Financave, Ridvan Bode hedh poshtë pretendimet e opozitës
Ministri i Financave Ridvan Bode reagoi dje përmes një deklarate për shtyp, ku hodhi poshtë pretendimet e pabaza dhe tendencioze të Partisë Socialiste mbi situatën ekonomike në vend. Ministri i Financave u shpreh se ekonomia shqiptare përballoi me sukses efektet financiare të krizës globale dhe tani po gëzon një shëndoshje që llogaritet tek një rritje prej 3 për qind deri në fund të viti 2009.
“Sqaroj opinionin publik rreth të vërtetave për zhvillimin ekonomik të vendit gjatë vitit 2009, si dhe për të denoncuar shpifjet dhe mallkimet e përbaltjet që opozita joinstitucionale vijon t’i bëjë ekonomisë së vendit për të krijuar imazhin e paqenë të një krize ekonomike, si dhe për të krijuar pasiguri dhe destabilitet edhe në komunitetin e biznesit. Për gjatë gjithë vitit 2009 Rama dhe emisarët e tij të dështuar u përpoqën të krijojnë në opinionin publik ndjesinë e një krize të thellë në ekonominë shqiptare. Ata u përpoqën që ta destabilizojnë sistemin financiar duke ngritur parullat e falimentimit të sistemit bankar dhe të pasigurisë së depozitave. Pasi dështuan në përpjekjet e tyre gjithë vjetore me rastin e Vitit të Ri, edhe një herë Rama dhe shpura e tij shfaqen para shqiptarëve me modelin e Gogolit”, u shpreh ministri Bode.
Rritja e investimeve infrastrukturore, u shpreh ministri Bode, është një politikë e përshëndetur nga FMN dhe nga partnerët e huaj financiarë, si një masë pozitive për të mbrojtur ritmet ekonomike.
Lidhur me borxhin publik, ministri shtoi se është plotësisht në përputhje me parametrat që kanë qenë vendosur në fund të vitit 2008 dhe në përputhje me marrëveshjen me FMN-në, ndërsa vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, vendet evropiane gjatë këtij viti u detyruan që të dyfishojnë dhe trefishojnë deficitin buxhetor dhe ndodhi ajo që në fund të nëntëmujorit borxhi publik i vendeve më të zhvilluara të kapërcejë 100 për qind të BB-së, ekonomia shqiptare, buxheti i shtetit zbatuan me përpikëri objektivat e vendosura qysh në fundin e vitit të kaluar dhe nuk dëshmuan asnjë dobësi, për të kërkuar një rritje të defiçitit apo të borxhit publik gjatë viti