E Diel, 1 Nëntor 2026

Në prani të mediave Kryeministri Sali Berisha i dorëzoi Pyetësorin Ministres së Integrimit, Majlinda Bregu

 “Para jush dëshiroj t’i dorëzoj pyetësorin ministres së Integrimit znj. Majlinda Bregu me besimin e madh se me përkushtim do të përmbushim detyrimet tona madhore para qytetarëve shqiptarë, para partnerëve evropian dhe para Komisionit Evropian dhe me garancinë e plotë se kryeministri do t’i japë të gjithë mbështetjen këtij procesi, i cili është më i rëndësishmi, është 1-shi i të gjitha proceseve dhe të gjitha reformave që ne kemi”, deklaroi Kryeministri Berisha, ndërsa Pyetësorin e mbërritur nga KE-ja, ia dorëzoi dje ministres së Integrimit Majlinda Bregu.
Deklaron ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu: Përgjigjet e Pyetësorit brenda  datës 31 mars të vitit 2010/Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dha garancinë sot se përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit Evropian do të jenë gati brenda 31 marsit të vitit 2010. “Kalendari i përgjigjes së pyetjeve sipas kapitujve të pyetësorit fillon nga data 16 dhjetor, ndërsa kemi parashikuar fundin e tij më datë 31 mars të viti 2010”, u shpreh Bregu. Ajo shtoi se qeveria do të bëjë ç’është e mundur që çdo institucion të ketë një periudhë për t’iu përgjigjur pyetjeve me cilësi, por pa zvarritje. “Motoja jonë kryesore gjatë këtij procesi është cilësia dhe vërtetësia. Ky proces do të ketë ritëm dhe nuk do të ketë ngecje.
Pyetësori përmban 2280 pyetje, të përfshira në 384 faqe dhe që janë të ndara në 33 kapituj. Ndërkohë, ka dy kapituj shtesë, për efekt të pyetësorit, një për kriterin politik dhe një për atë ekonomik”, vuri në dukje ministrja Bregu. Për përgjigjet e këtij procesi janë të angazhuara 48 institucione, mbi 800 nëpunës civilë, 58 përkthyes, 27 trajnues ndërkombëtarë. Ministrja tha se janë ngritur 35 grupe pune që funksionojnë pranë institucioneve përkatëse, ndërsa janë trajnuar deri tani 460 nëpunës për një periudhë tremujore. Ministrja e Integrimit nënvizoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe ratifikimi në kohën e duhur të MSA-së me BE, i japin vendi një katalizator të fuqishëm në rrugën drejt integrimit. Bregu vlerësoi në këtë proces edhe ekspertizën e Kroacisë dhe Maqedonisë, vende të cilat kanë dorëzuar përgjigjet e Pyetësorit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›