E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolapsi financiar në Greqi, s’mjafton as huaja prej 100 mld euro

05-06-2011 / Gazeta 55

Athina zyrtare ka komunikuar sot se fondi i Bashkimit Evropian prej 100 miliardë euro është thjesht një vrimë në ujë, pasi hendeku financiar i Greqisë është i parekuperueshëm. Deklarata vjen në një kohë kur Brukseli arriti marrëveshjen me Fondin Monetar Evropian për një tjetër ndihmë financiare për Greqinë.

Në fqinjin jugor vazhdojnë protestat si shprehje e zemërimit popullor kundër reformave të avashta të qeverisë “Papandreu”. Ekspertë të Ministrisë gjermane të Financave, të Komisionit të BE-së, Bankës Qendrore Evropiane dhe FMN-së e konsiderojnë të mundshëm këtë volum ndihme, nëse Athina do të jetë e varur nga ndihma e huaj edhe në 2013 dhe 2014.

Revista gjermane “Der Spiegel” i referohet titujve shtetërorë grekë të borxhit, për të cilët në vitin 2014 është i nevojshëm një financim i ri.
Sipas “Spiegel” sekretari i shtetit për financat Jorg Asmussen, ka bërë të qartë në një takim me funksionarë të lartë të eurozonës, se një ndihmë e mëtejshme për Greqinë është e mundur vetëm nëse edhe investuesit privatë janë të gatshëm të heqin dorë nga një pjesë e pretendimeve të tyre. Pa pjesëmarrjen e sektorit privat nuk do të ketë miratim nga parlamenti federal gjerman dhe pa këtë miratim nuk do të ketë program të ri ndihme”- ka deklaruar Asmussen.

Por, në kundërsens me ndihmën e cmuar të Brukselit, Athina deklaron se 100 mld eurot janë të pamjaftueshme për të kapërcyer kolapsin ekonomik. Shteti është në prag të falimendimit ndërsa prej muajsh të tërë pensionistët nuk marrin pensionet si dhe punonjësit nuk marrin pagat. Kjo ka shkaktuar një valë të re protestash në Greqi në prag të sezonit turistik, duke i dhënë kështu një tjetër goditje industrisë së turizmit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›