E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edvini dhe Ditziu s’e pushojnë fushatën kundër liberalizimit të vizave për shqiptarët”

PD-ja denoncon praktikën e paprecedentë të kundërvënies ndaj procesit të liberalizimit të vizave Shqipëri- BE Partia Demokratike denoncon praktikën e paprecedentë të kundërvënies ndaj procesit të liberalizimit të vizave Shqipëri- BE, nga Edvin Rama dhe Ditzi Bushati.Zëdhënësja e Partisë Demokratike, u shpreh se përpjekjet e gjithanshme të Edvin Kristaq Ramës, me bojkotin e Parlamentit dhe raportet false, me të cilat ai kërkon të bllokojë procesin e heqjes së vizave për shqiptarët, nuk ka për t’ia dalë për sa kohë ka një qeveri legjitime dhe një mbështetje mbarë popullore për liberalizimin e vizave. Zëdhënësja e Partisë Demokratike deklaroi se Rama me bllokmenët e tij me gjithë raportet false që propagandon në takimet me përfaqësues evropiane, nuk do t’ia dalë dot të ndalë vullnetin e qeverisë dhe të qytetarëve shqiptarë për të marrë vendimin e lëvizjes së lirë në hapësirën “Shengen”.“Edvin Kristaq Rama, me pinjollin tjetër të bllokut Ditzi Bushatin derdhi lot krokodili për vizat, ndërkohë që në emër të bllokmenëve të rinj Rama vetëm pak muaj më parë dërgoi në Bruksel raportin me të cilin i kundërvihej heqjes së vizave për Shqipërinë e shqiptarët. Partia Demokratike informon qytetarët se me gjithë përpjekjet e gjithanshme të Edvin Kristaq Ramës, me bojkotin e Parlamentit dhe raportet fallco, me të cilat ai kërkon të bllokojë procesin e heqjes së vizave për shqiptarët, ai po ecën normalisht. Qeveria po plotëson të gjitha kërkesat dhe Partia Demokratike është e sigurt se në përputhje me premtimin e saj elektoral, vizat do të hiqen brenda vitit të parë të këtij mandati”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike.Sipas saj, i vetmi avantazh që kanë pasur malazezët, maqedonasit, madje edhe serbët është fakti që nuk kanë pasur fatkeqësinë të kenë asnjë DITëZI në opozitën e tyre që të punojë dita ditës kundër këtij procesi e që tu bëj thirrje qytetarëve për të mos u pajisur me dokumente biometrike identifikimi, i vetmi kusht ky për heqjen e vizave.Partia Demokratike i bën thirrje klikës opozitare të vënë në shërbim të interesave të pista të grupeve antishqiptare dhe mafies më të rrezikshme në Europë, të ndalin fushatën e denigrimit të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe të mos pengojnë arritjen e një objektivi madhor siç është liberalizimi i vizave me BE, brenda pranverës së vitit 2010. Kësisoj, nisur nga progresi i reformave dhe kushteve të realizuara tashmë nga qeveria shqiptare, dita kur qytetarët do të lëvizin të lirë në hapësirën e Bashkimit Evropian, nuk do të jetë e largët. Zotimi i ekzekutivit për të pajisur qytetarët shqiptarë me dokumentet më të sigurta në evropë, si pasaportat biometrike, elementi kyç që i hap rrugë procesit të lëvizjes së lirë, po ecën në drejtimin e duhur dhe për këtë arsye qeveria dhe institucionet përgjegjëse si Ministria e Brendshme kanë marrë inkurajimet e bashkësisë ndërkombëtare për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm dhe njëherazi të kushtetueshëm. Në këtë drejtim, në raport me vullnetin e qeverisë dhe të institucioneve të saj vendimmarrëse, liberalizimi i vizave nuk do mund të pengohet nga një klikë mercenare që punon natë e ditë kundër interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Deklarata të tilla mediatike të Edvinit dhe klikës së tij të hispanikëve, me karakter denigrues, ka për qëllim pengimin e integrimit të shqiptarëve dhe njëherazi mbulimin e qindra aferave antiligjore që kryebashkiaku dhe grupi i tij kanë aktivizuar në bashkinë e Tiranës me lejet e ndërtimit dhe shitjen e tokave publike me çmime qesharake, sipas interesave të udhëhequra nga egoja e supermacisë personale....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›