“Rama të sqarojë praktikat korruptive dhe të japë shpjegime ku kanë shkuar miliona euro abuzime”
Reagon deputetja Lajla Përnaska, për standardet të dyfishta në shitjen e truallit në TiranëPartia Demokratike hedh dritë mbi abuzime e mëdha të kryebashkiakut Edvin Rama në aplikimin e standardeve të dyfishta në të njëjtin truall toke dhe në të njëjtën zonë kadastrale. Deputetja Lajla Përnaska i kërkoi dje kryebashkiakut të japë llogari se pse zona rreth hotel “Dajtit”, çmimi i truallit është vlerësuar me 1500E ero/m2 dhe e miratuar kjo shifër nga bashkia, ndërkohë që trualli përballë, i lulishtes së Taiwanit, bashkëpronarit të Ramës, është vlerësuar me 97 euro/m2, duke fshehur kështu një abuzim qindra milionë euro që në vend që të shkonin në buxhetin e shtetit, kanë përfunduar në xhepat e aleancës mafioze. “Si deputete e Qarkut të Tiranës, i bëj një apel kryetarit të bashkisë Edi Rama, të sqarojë aktet dhe praktikat e tij korruptive me trojet në qytetin tonë. është denoncuar tashmë publikisht, abuzimi i rëndë me çmimin e truallit në të dy anët e Bulevardit të madh të kryeqytetit, në njërën anë të të cilit, rreth hotel ‘Dajtit’, çmimi i truallit është vlerësuar me 1500 euro/m2 dhe e miratuar kjo shifër nga bashkia, ndërkohë që trualli përballë, i lulishtes së Taiwanit, bashkëpronarit të Ramës, është vlerësuar me 97 euro/m2.Zoti Rama, përse ky standard i dyfishtë në koston e trojeve, në të njëjtin vend, në zemër të Tiranës? Zoti Rama, vlera prej 1403 euro /m2, në cilët xhepa ka shkuar, në vend që të shkonte në buxhetin e shtetit, apo në fondin për kompensimin e pronarëve? Zoti Rama përse nuk i përgjigjeni dhe të sqaroni këto abuzime skandaloze para qytetarëve të Tiranës? Ne do të vazhdojmë të zbardhim dhe të kërkojmë çdo sqarim për çdo rast korrupsioni, apo megakorrupsioni i mëshiruar tashmë në bashkinë e kryeqytetit, për t’i thënë ndal gllabërimit të trojeve të privatëve, pronarëve, vendalive, trojeve publike, për t’i rikthyer Tiranës dhe qytetarëve të saj, dinjitetin e nëpërkëmbur”, u shpreh deputetja e Partisë Demokratike Lajla Përnaska.Reagimi i deputetes demokrate vjen në një kohë kur mbi kryebashkiakun rëndojnë një mori akuzash të rënda që e implikojnë atë në një seri aferash korruptive gjatë veprimtarisë në krye të bashkisë së Tiranës. Kësisoj, për kryebashkiakun Rama, është depozituar në Prokurorinë e Tiranës edhe një kallëzim penal për të zbardhur të gjitha akuzat e dokumentuara dhe që lidhen me një papërgjegjshmëri të jashtëzakonshme të kryebashkiakut dhe administratës përgjegjëse të këtij institucioni. Aplikimi i standardeve të dyfishta në shitjen e truallit te Parku “Rinia” dhe te hotel “Dajti”, ku për të parën janë shpenzuar vetëm 90 euro për m2, për të dytën vlerësimi ka qenë në 1500 euro m2. Kjo dhe të tjera afera të zbuluara nga institucionet e mbarëvajtjes së ligjit e kanë vënë Edvinin dhe klanin e tij mafioz me shpatulla pas murit të ligjit. ...