Edvini dhe kriza e besimit në Partinë Socialiste
Në qytezën tonë ka qenë një vajzë “plakë” që e quanin çobe. Fati nuk i kishte ndritur që të martohej, se çobja ishte eksiq nga fiqiri, por gjithnjë mendja i kishte mbetur se ajo duhej që të bëhej djalë. Ashtu, me flokët e pakrehura ajo tërhiqte vëmendjen e kalamajve që e ndiqnin prapa me të bërtitura. Kur vinte pranvera, koha ngrohej dhe dushku i malit harlisej, shpesh binte shi dhe ylberi shumëngjyrësh shfaqej në shpatin e malit që puqej me qiellin. Shpesh e më shpesh dëgjohej zëri i çobes në mes të britmave të kalamajve që kërkonin të kapërcenin ylberin. Vraponte çobja ashtu nëpërmes baltës pllaq e plluq që të kapërcente ylberin në majën e kodrës. Gjithnjë, sapo dielli fshihej pas reve, ylberi zhdukej, duke e zhgënjyer vajzën “plakë”, që donte të bëhej djalë. Edhe kalamajtë, të mërzitur, ulnin kokën se çobja i paska gënjyer dhe fillonin të sharat, por gjithnjë ajo merrte pak arra me një qeskë të vogël dhe ua jepte atyre, duke u bërë be e rrufe se herën tjetër ajo do të kalonte ylberin.Duke parë Edi Ramën në protestat e Partisë Socialiste nuk e di se si më ngjan me çobën e luajtur nga fiqiri, gjithashtu edhe ata që e ndjekin prapa, më ngjajnë me fëmijët që në fund shpresojnë të marrin shpërblimin e betimit se herën tjetër “do ta rrëzojmë Sali Berishën”. Dhe janë pothuaj të njëjtët njerëz që bredhin pas Edvinit nga jugu në veri, të njëjtët zëra, të njëjtat britma. Nuk është për t’u çuditur se Edi Ramës i konvergon ky skenar absurd për të mbajtur “nën fre” PS por edhe me një shpresë zhgënjyese për të gjithë elektoratin e kësaj partie. Ajo që të çudit më shumë është fakti i disa mediave të shkruara dhe të folura që bëjnë një shou mediatik të panevojshëm gjoja që përbën lajm, në të vertetë nuk përbën asgjë të re, hapja e kutive. Opinioni, gjithnjë e më shumë po e humb interesin të ndjekë debatet televizive të gazetarëve, opinionistëve e politikanëve që nuk sjellin asnjë risi interesante në trajtimin e problemeve politike, ekonomike dhe sociale që u interesojnë shqiptarëve. Po bëhen disa muaj që Edi Rama po e tërheq zvarrë opozitën rrugëvë të Tiranës dhe të të gjith Shqipërisë me kërkesën-slogan: “Sali Berisha, hap kutitë”. Për një fillestar që nuk ka jetuar në realitetin tonë, do të mendonte se Sali Berisha i ka marrë kutitë dhe i mban peng në Kryeministri. Këtu nuk është abstrakte vetëm kërkesa absurde e të sëmurit psiqik të PS, por të vjen keq për mediokritetin e atyre gazetarëve që në mënyrë të qëllimshme “mizën e bëjnë buall”. Sigurisht që Edi Rama asnjëherë nuk ka mundur të ballafaqohet në ndonjë debat televiziv me gazetarë që me të vertetë duan të pasqyrojnë të vertetën në politikën shqiptare. Edhe orvatjet e ndonjë gazetari për ndonjë pyetje sporadike drejtuar Edi Ramës, ai nuk e ka për gjë mos t’i përgjigjet pyetjes, duke u hedhur degë më degë në tema të tjera si fyellit në një vrimë, “hapni kutitë”. Të gjithë shqiptarët tanimë e dinë mirëfilli se edhe sikur Sali Berisha të ketë dëshirën maksimale të mundshme, kutitë nuk ka tagër t’i hapë. Edi Rama e di mjaft mirë - edhe në krizën më të rëndë psiqike - se kutitë nuk ka asnjë mundësi e asnjë bazë ligjore të hapen, jo veç nga Berisha por edhe nga asnjë institucion tjetër. Demokracia konsiston në pavarësinë e pushteteve ekzekutive, ligjislative dhe gjyqësore. Kush përpiqet të ndyshojë rregullin ka prirje drejt anarkisë ose diktaturës. E vetmja rrugë që i mbetet sot opozitës është kthimi në Parlament dhe ndryshimi i kodit zgjedhor në atë pikëpamje që meriton të korrigjohet sipas opozitës ose kompromisit që mundet të vendoset në Parlament për zgjedhjet e ardhshme. Dhe në këtë pikëpamje Kryeministri Berisha ka shprehur gatishmërinë t’i përgjigjet opozitës me përjashtim të shkeljes së ligjit që do të ishte një handicap dhe atentat kundër demokracisë. Tanimë për të gjithë është e qartë se proçesi zgjedhor i 28 Qeshorit është një proces i mbyllur dhe i çertifikuar nga ndërkombëtarët. Me këto parakushte, sigurisht që në Partinë Socialiste do të mbizotërojë një krizë e rëndë besimi. Nuk është për t’u çuditur kur në çfarëdo ambienti anëtarët më të devotshëm të kësajë partie të afirmuar publikisht, të shprehin zhgënjimin dhe mosbesimin ndaj skizofrenit në krye të partisë. Jo vetëm opinioni vendas, por edhe ai ndërkombëtar, është duke ndjekur me shqetësim veprimet e Edi Ramës dhe të një hordhie njerëzish që e ndjekin prapa, bij e bija bllokmenësh të edukuar nga etërit e tyre me një urrejtje patologjike kundër demokracisë. Në mënyrën më të qëllimshme skizofreni i PS, bën të gjitha përpjekjet për acarimin e klimës politike dhe shoqërore në Shqipëri për të shkaktuar një situatë destabilizuese bash në momentin më kritik për shqiptarët, siç është pyetësori i BE dhe liberalizimi i vizave. është me të vertetë për të ardhur keq se edhe disa zëra “për mendimin ndryshe” në PS erdhën duke u shuar. çdo ditë që kalon po e afirmon Edi Ramën si një aventurier politik që ka marrë përsipër të sabotojë integrimin e Shqipërisë në BE, por për këtë ai po lë kurban shkërmoqjen e Partisë Socialiste. Bojkoti i Parlamentit, protestat në rrugë në momentet kulmore në prag të liberalizimit të vizave më BE, po kthehen në një boomerang kundër Partisë Socialiste që po e humb elektoratin dhe anëtarësinë e vet. Qëndrimi i Ramës, i vendosur dhe arrogant që nga pozitat e forcës kërcënon deputetët e zgjedhur nga populli për të bojkotuar Prlamentin, përbëjnë elementë të qënsishëm të një tradhtie kombëtare. Britmat e tij, se gjoja “Serbia bëri liberalizimin e vizave përpara Shqipërisë për faj të qeverisë” janë gënjeshtra për të mbuluar diellin me shoshë. A nuk ishte Edi Rama,që pikërisht ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, i nxirrte punonjësit e Bashkisë në protestë në Tiranë? Asnjëherë nuk tha asnjë fjalë për faktin se Shqipëria ka hyrë në NATO dhe Serbia, Maqedonia e Mali i Zi nuk janë anëtare të aleancës. Në përpjekje të vazhduara për të përhapur panik, pasiguri e destabilitet, Edi Rama po bëhet gjithnjë e më problematik edhe për institucionet ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë. Në këtë kontekst vetë socialistët shqiptarë që me të vertetë aspirojnë për një parti socialiste të modelit europian duhet ta bojkotojnë të sëmurin psiqik që ka uzurpuar opozitën në Shqipëri dhe ta lënë atë në vetminë e merituar....