E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini flet për politika mjedisore, kur Tirana sipas raporteve zyrtare është më e ndotur se Kabuli

Në vit më parë tentoi betonizimin dhe çimentosjen e “mushkërive” të Tiranës, dje u rikthye aty si një “sëmundje e butë”
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, një nga ndotësit më të madhej të kryeqytetit shqiptar, u shfaq dje me disa shartesa në dorë rrugicave të Parkut të liqenit artificial, duke kujtuar se me mbledhjen e disa kumbullave apo rrepave, do të largojë smogun dhe ndotjen e tmerrshme të të gjithë hapësirës territoriale të qytetit. Tirana, e kthyer vitet e fundit në një kantier të betonizimit dhe çimentosjes ane- kënd, po përjeton një nga vuajtjet më të mëdha mjedisore, e njëherazi duke rrezikuar ndjeshëm shëndetin e qytetarëve, pavarësisht se vetëm për pastrimin e ambientit dhe krijimin e hapësirave të gjelbra ato i paguajnë pushtetit vendor një taksë ekstra. Por, Edvini dhe klani i tij i ndërtuesve janë të gatshëm të kthejnë në ngastër të tyre çdo parcelë të Tiranës, madje edhe atë që është planifikuar për shërbime ndaj komunitetit. E njëjta gjë ka ndodhur në disa zona të kryeqytetit, të cilat gazeta “55” i ka denoncuar rigorozisht madje duke vënë në dijeni edhe Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama. Ajo që mund të ishte me katastrofalja, i përket një viti më parë kur një studio ndërtuese në Tiranë, e financuar nga Edvini dhe klani punist i tokave, paraqiti një projekt për betonizimin e parkut të liqenit, ndërsa kryebashkiaku i kapur nga ky klan i rrezikshëm dhe fatalist çimentimi, deklaroi se është pjesë e planit rregullues të parkut turistik. Por Edvini nuk ka turp! Dje tha se me mbledhjen e 450 pemëve, këtij vendi i rikthehet pastërtia. Kjo është një tjetër tallje që Edvin Rama u bën qytetarëve të Tiranës. Ato 450 pemë të mbjella (shpresojmë të jenë vërtet aq, se Edvini spekulon edhe me shifrat) dje në parkun e liqenit, kurrsesi nuk mund t’ia largojnë Tiranës sëmundjen disa vjeçare, atë të betonizimit që klani punist Edvin, Koço, Fidel, Shkrel, Beso dhe Dash, i kanë shkaktuar kryeqendrës së Shqipërisë, duke e kthyer në një katrahurë të vërtetë urbane. Pikërisht kjo sëmundje që i është shkaktuar urbanizimit të kryeqytetit po e rendit atë si më të ndoturin në planet, duke e lënë pas edhe Kabuli që prej dhjetëra vjeçarësh është në arenë lufte. E gjithë kjo ka vetëm një përgjegjës, Edi Ramën dhe klanin e tij punisto-mafioz. Mos marrja e masave dhe mos penalizmi i firmave ndërtuese të cilat ndotin ndjeshëm kryeqytetin, nxjerr zbuluar impaktin e tyre tek Edi Rama, porsa kohë sipërmarrësit janë Koçot, Fidelët apo Besot. E pra, kryeqyteti shqiptar ndodhet në prag të një “sëmundjeje”, ndonëse do të ishte efektive shpallja e një plani emergjent, për të shpëtuar qytetarët nga katastrofa më e madhe mjedisore.L. Quku...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›