Politika soc-ekologjiste me rrush e kumbulla
Gjate viteve të fundit në Tiranë, pjesa dërrmuese e hapësirave të gjelbra, shesheve të lojërave, etj. të kryeqytetit janë zhdukur në emër të urbanizimit dhe metropolizimit të projektit “Tirana policentrike”. Në një kohë kur në shumë vende të Evropës po rishikohet mundësia e shtimit në hapësirave të gjelbra në qendrat e qyteteve; e kundërta ndodh në Tiranë sepse s’ka ngelur vend i gjelbër pa u marrë dhe copë toke pa u bërë pallat me leje e pa leje. Ndërsa naivi i PS-së Edi Rama del në kodrat e liqenit dhe të mbjell do kumbulla kinse për të thënë se jam pro-ambientit. Kush e mban mend se me 22 mars të 2009, Edi Rama përsëri doli në kodrat e Liqenit artificial dhe mbodhi 500 pemë, duke thënë se është për ri-ngjalljen e parkut të Liqenit. Kurse tani nuk flet më për “ri-ngjallje”, por për “ri-vitalizim”, pikërisht me 500 pemë të tjera. Ndryshojnë termat, por jo investimet pro-ambientit. Me pak fjalë dje asistuam në një ri-lexim të fjalimin që ka bërë me 22 mars 2009. Interesante apo – jo? Vërtetë po ndodhin çudirat jashtëtokësore në këtë vend, kur ky njeri i vetë deklaruar si a-politikan pasi mbolli ç’kishte brenda vijës së verdhë dhe qendrën e Tiranës me llac e tulla bën ekskursione për lifting të një qyteti të vjetruar nga batërdia “çelik e pluhur”. E pabesueshme, por e vërtetë, Tirana është qyteti më i ndotur në Evropë. është pothuajse Pekini apo Kabuli i ballkanit për nga smogu dhe ndërtimet.Kuptohet vetiu se tërheqja e lëkurës së “Liqeni artificial” të Tiranës, si kurrë ndonjëherë në jetën e vet, sot ndodhet i rrezikuar të vetë mbytet, të shkretohet e të kthehet në “identitetin” e tij të padëshiruar për shumëkush këtu në Tiranë; kurse Rama për të krijuar lajm kinse pozitiv ngul dy pemë pa kokrra. është sikur të operosh nga kallot e këmbës një të sëmurë me kancer, pra e padobishme në një observim gjeneral të situatës ambientale. Kryebashkiaku Rama flet për mushkërinë kryeqytetit, kur nga papërgjegjshmërinë e keqqeverisjes së tij – e ka tymosur me pluhur, çimento, çelik gati 3/4 e Tiranës. Edhe një fëmijë tashmë e ka kuptuar se është pangopësia rekordmene e lejeve ndërtimi “pa rend e pa mend”, pa plan urbanistik shpiku “blozën” në jetën urbane, ndoshta edhe për të mbijetuar politikisht falë të ardhurave okulte. Me modifikimin rrënjësor në morfologjinë e territorit, peizazhin urban, pamjen historike të zonave të caktuara të Tiranës nuk mund të mbulohen me hi syve, duke mbjellë 500 kumbulla të kuqe. Natyrisht parku i Liqenit ka nevojë për punë serioze për t’u rregulluar dhe mirëmbajtur dhe për t’u bërë një ambient i këndshëm për njerëzit, por nuk e kalon dot me një lyerje me bojë dhe 500 kumbulla.Ndër të tjera kam një pyetje retorike që është bërë disa herë: a nuk e dinë shqiptarët se cilësia e tyre e jetës në shtëpinë e tyre të madhe është përkeqësuar disa herë; a nuk e kuptojnë se nuk është normale që dikush t’u ngrejë një pallat që u merr pemën e fundit që u zinte syri, që s’kanë më se ku të parkojnë, se ajri që thithin nga kjo dendësi e paparë po ua shkurton jetën? Ankesat janë të shumta, por fatkeqësisht janë të zhurmuar nga medie me interesa të dyshimta në ndërtimin e pallateve në Tiranë.Ngase lajmi i 500 kumbullave bën efekt për lajm – ai është i pavërtetë; madje ka gjasa të jenë shumë herë më pak. Në fakt është hera e parë që kryetari i bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama rreket të krijojë edhe fasada të gjelbra për të “mashtruar” më shumë qytetarët e kryeqytetit të lodhur nga balta e uji, në lidhje me sipërfaqen e hapësirave të gjelbra. Në Tiranë, sipërfaqja e gjelbër është më pak se 3.1 m2 për banorë. Kjo shifër është shumë më e ulët se premtimet që ka bërë këto 10 vjet qeverisje të bashkisë së Tiranës nga socialisti Edi Rama dhe po kështu është shumë më e ulët se sipërfaqja për banorë, që ishte në vitin 2000 në Tiranë. Kush e mban mend se në vitin 2005 në strategjinë lokale për një mjedis të shëndetshëm në qytetin e Tiranës, rekordmeni Edi Rama u premtonte qytetarëve se sipërfaqja e gjelbër ishte 4.5 m2 për banorë dhe ajo në vitin 2009 do të shkonte deri në 7 m2. Por aktualisht nga bashkia e Tiranës më shumë premtohet sesa realizohet. Investohet më shumë në protesta ekskursioniste sesa në politika proteksioniste për ambientin. Kur premtohet se kjo vlerë do të shkonte në 4.3 m2 për banor, duke mos mbajtur as premtimin e bërë në vitin 2005, ahere hipokrizia ka vetëm një fytyrë. Ndërkaq sot janë ngritur pallate shumëkatëshe me një dendësi për metër katror që kalon çdo normë e ligj urbanistik të imagjinueshëm. Shifra statistikore nuk janë një opinion profan, sepse 4.3 m2 për banorë tregon se vetë kryetari dhe aparati i tij bashkiak, janë të ndërgjegjshëm se kanë bërë më pak se në vitin 2005, ndaj edhe tani kërkojnë në këtë fund viti 2009 të bëjnë korrigjim me kumbulla të kuqe. Mirëpo në vitin 2000, Tirana numëronte afërsisht 470 mijë banorë dhe atëherë sipërfaqja totale e gjelbër në qytet ishte 150 hektarë. Kurse sot në vitin 2009, kur Tirana ka 800 mijë banorë dhe kjo sipërfaqe e gjelbër, rezulton të jetë 160 hektarë. Sot Tirana është bërë qytet i pabanueshëm falë kjo edhe punës së palodhshme të kryebashkiakut të shumë votuar Edi Rama....