E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini injoron apelin e ndërkombëtarëve, u kërkon llogari gazetarëve që vetë i ka përzgjedhur

Edi Rama u shpreh dje se zëri i ndërkombëtarëve në vendin tonë, nuk është ai që thonë vetë ata, por atë që transkripton Kryetari i Partisë Socialiste, përmes konferencave të shtypi.
“Ju nuk kuptoni mesazhin e tyre. Thoni atë që kuptoni vetë, në një kohë kur ajo është e gabuar”, u shpreh Rama dje, në komunikimin me gazetarët, duke anashkaluar dhe shtrembëruar qëllimisht, apelin e dy ditëve më parë të kreut të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch.
Ambasadori i OSBE–së, Bosch, i kërkoi dje në mënyrë të qartë opozitës që të reflektojë gjatë dhe thellë për veprimet e veta, të cilat tashmë de fakto po dëmtojnë procesin drejt një sistemi demokratik modern. Deklaratës së djeshme të Ambasadorit Bosch, Rama i është përgjigjur duke thënë se do të vazhdojë aksionin politik që nisi pas zgjedhjeve të qershorit.
Por pavarësisht keqkuptimit të mesazhit të ambasadorit, Rama u shpreh i hapur për bisedime me kryeministrin Berisha, duke iu përgjigjur kështu mesazhit të dhënë nga kreu i qeverisë mbrëmë nga Brukseli në emisionin “Opinion”.
Kryesocialisti është fokusuar edhe këtë javë në bashkëbisedimin me gazetarët tek kriza ekonomike, duke thënë se qeveria po manipulon shifrat zyrtare për të fshehur gropën e madhe që po vjen duke u thelluar në buxhetin e shtetit. Si vazhdimisht kryesocialisti në detyrë, nuk ka aspak sensin e përgjegjshmërisë morale përballë opinionit publik, por vetëm të tjerrë gënjeshtra të pafrytshme dhe një qëndrim destruktiv ndaj institucioneve shtetërore dhe qeverisë demokratike. Në këto kushte, gjendja e rënduar psikologjike, si pasojë e demoralitetit të përfituar nga humbja e zgjedhjeve parlamentare, e detyron ylberistin e socialistëve të përcjellë deklarata dhe paqarta dhe njëherazi të mbushura me mllefe apolitike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›