E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramoz Ruçi, gjenerali i fundit që “lufton” për një betejë të humbur

Në heshtje, PS-ja pranon se duhet ndalur propaganda e kutive e të nisë reforma zgjedhore

Pavarësisht kërcënimeve nga qarqet apolitike të Partisë Socialiste me në krye një nga xhaketat e vjetra, si Gramoz Ruçi, njeriu më i afërt i Edi Ramës, për përdorimin e çfarëdolloj instrumenti për hapjen e kutive, fakt ky që ka rezultuar plotësisht i dështuar, opozita pranon në heshtje paktin për negocimin me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme.
Të dy forcat e mëdha politike, PD dhe PS, kanë kartonët e nevojshëm për të bërë ndryshimet e duhura në Kodin Zgjedhor, sipas sugjerimeve të fundit të OSBE/ODIHR. Gatishmëria e shprehur nga Partia Demokratike, për ngritjen e një komisioni të përbashkët, ka ngjallur edhe interesin e opozitës, duke e detyruar Edi Ramën të pranojë në heshtje ftesën e shumicës parlamentare.
Kësisoj, kalvari i një ecejake të tepruar lidhur me zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe pretendimet e opozitës për fakte se janë të manipuluara, hedhin dritë rreth një lëvizje të qëllimshme dhe me synimin e vetëm, marrjen e pushtetit përmes revoltave popullore. Pas dështimit të kësaj iniciative dashakeqe të Edvinit, ka startuar një valë e dytë protestash, të cilat vetëm të tilla s’mund të quhen për sa kohë janë duke u zhvilluar në disa sektorë të ngushtë dhe pa mbështetje.
Megjithatë, opozita ka ende kohën e duhur, për t’u rikthyer në rrugën e drejtë të debatit politik. Partitë politike duhet të kishin nisur angazhimet përkatëse për zgjedhjet e ardhshme vendore, por është opozita e Edi Ramës ajo që vazhdon të mbajë një qëndrim absurd, duke shpërqendruar në mënyrë manipulative vëmendjen nga debati i vërtetë, për t’u fokusuar në endjen pas kutive të zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës. Por, heshtja e Edvinit, tregon mirëfillti se ai ka pranuar humbjen e betejës dhe po keqpërdor, Gramoz Ruçin, të cilin vazhdon ta mbajë në pozicion sulmues me gënjeshtra dhe mashtrime se opozita e ka realizuar synimin e saj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›