E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne daten 15 qershor zhvillohet tenderi per HEC-in mbi ujrat e rezervuarit te Thanes

Rezervuari ujor i Thanës (Muriz) në rrethin e Lushjnes do të shfrytëzohet dhe për prodhimin e energjisë elektrike, pasi aty pritet të ndërtohet me konçension një hidrocentral lokal. Tenderi i hapur për ndërtimin e tij me konçension do të zhvillohet në datën 15 qershor në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), e cila së fundi ka shpallur ftesën me proçedurë konkurruese për pjesëmarrje të subjekteve private, vendase dhe të huaja.  Sipas burimeve zyrtare nga METE, afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 15 qershor, kur dhe do të hapen ofertat në mjediset e saj. METE ka arritur të përfundojë rreth 60 kontrata konçensionare për ndërtimin e 104 HEC-ve vendorë në zona të ndryshme të vendit, nga të cilat kapaciteti prodhues i energjisë në total llogaritet në 1.000 megavat.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›