E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini mëton t’i rikthehet basketbollit. Politika është e vështirë për të

26-02-2012 / Redaksionale

I vetmi talent premtues i çuar dëm këto dy dekada në sport është Edvin Rama. Edhe pse disi premtues në lojërat me dorë, Rama ka ndërruar deri më sot 6 profesione, basketbollist, piktor, pedagog, ministër, kryebashkiak, kryetar partie dhe sot kryeopozitar. Në sportin e basketbollit Rama mund të kish qullosur ndoshta më tepër. Kuptohet vetiu po të kish ndaluar në stadin e parë. Në interesat e Ramës, si ish basketbollist, nuk mund të mungonte dëshira për të fituar vota edhe nga sporti, duke parë që të rinjtë shqiptarë gjallojnë më të shumtën e kohës në llotosporte dhe pika bastesh . Kreu i Partisë Socialiste kërkon publikisht, për hera të parë, që shumëklubet sportive të privatizohen. Ndofta dalja e Ramës në këtë pozicion politik është e lidhur me presionet e shumta të disa biznesmenëve që janë njëkohësisht pronarë klubesh sportive e botues mediash afër Partisë Socialiste. Prandaj për të mbajtur referatin e radhës ishte caktuar, Fidel Ylli, ish-anëtar ekzekutiv i KOKSH. Megjithatë synimi kryesor i Ramës është të rrëmojë vota në qendra bastesh e pika llotosh sportive duke u bërë simpatik si sportdashës. Atij pak i intereson sporti në vetvete, pasi gjendja e sportit është pasojë e keqqeverisjes autarkike të federatave, dhe si ish-Ministër i MTKRS dhe për 11 vite Kryebashkiak pak gjë ka sugjeruar në përmirësimin e sportit në vend. Gjithçka është lënë mëshirës së fatit dhe dëshirës së ca donatorëve që hedhin para në një pus të thellë dhe nuk marrin si shpërblim qoftë dhe një faleminderit. Afërmendsh sektori i sportit kërkon vëmendje më tepër, megjithëse, në një vend kur prioritet janë të shumta sikurse energjitë janë të pakta, të jesh realistë është më e nevojshme se kurrë. Infrastruktura rrugore, turizmi shumëdimensional, energjia e rinovueshme dhe e qëndrueshme, bujqësia dhe integrimit europian janë prioritet mbi prioritet që e çojnë vendin drejt një vendi të zhvilluar. Kryeministri Berisha e ka përcaktuar agjendën e kësaj qeverie dhe hapat janë të dukshëm dhe të prekshëm. Retorika e opozitës socialiste tenton herë pas here të ngrejë në piedestal problem që nuk janë parësore  për një vend në zhvillim e sipër. Ajo guxon të demonizojë qeverinë në momente të vështira siç ishte përballimi i emergjencës civile në veri-lindje të vendit. Vetë kreu i opozitës u angazhua të përhapte panik ndër qytetarë duke u thënë atyre se “shteti ka rënë”, dhe se “dëbora do të shkrijë e do të ketë përmbytje të mëdha”. Me pak fjalë: është duke shkuar keq, dhe ne e dimë atë, por kjo nuk është asgjë do të ketë edhe më keq. Çfarë? Çdo gjë. Fakti që ka një qeveri që është duke u përpjekur për të mbyllur vrimat e një anijeje të vjetër (qeverisja socialiste 1998-2005) që rridhte për shumë vite, dhe pastaj për ta vënë atë përsëri në kurs, këtyre (profetëve të cilët interpretojnë orakullin) ka pak rëndësi. Jo, ata tundin kokat e tyre, ju a themi ne: do të shkojë edhe më keq. Kasandrat janë çmendur. Janë seriozë, duke tundur kokën e tyre vazhdimisht. Dhe, të brengosur dhe të kthyeshëm, me një shije që nganjëherë duket gati sadist, na tregojnë se nuk ka shpëtim. Dhe vetëpromovohen si misionarë profetikë për një kinse “rilindje shqiptare”, që në të vërtetën kërkon rilindjen socialiste nga hiri i betejave të humbura elektorale. Sidoqoftë Ramës i është fiksuar fjala “krizë”, të cilën ia qep sipas dëshirës çdo fanelle, qoftë kjo edhe sportive. I është mbushur mendja që do t’i bindë shqiptarët të jenë në krizë. E gjithë propaganda mediatike afër së majtës është armatosur të nxijë maxhorancës me lloj shpikjes e sajesash  banale. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë limani i fundit i një aventure politike të nisur gabimisht  që si duket do të përfundojë tragjikisht për të.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›