“Kompensim familjeve të përjashtuara me ligj nga pagesa e taksës së pastrimit”
Bashkia e Tiranës
Ashtu siç është njoftuar edhe me parë zyrtarisht vazhdon procesi i mbledhjes së dokumentacionit nga personat apo familje që u përkasin kategorive të cilat përjashtohen nga pagesa e tarifës së pastrimit si pensionistët, veteranët, invalid të luftës dhe Punës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbrit, të sëmurët Paraplegjik dhe Tetraplegjik. Sipas Bashkisë së Tiranës, të gjithë këta persona të cilët për arsyen e mosdorëzimit pranë njësive bashkiake para datës 20 siç është parashikuar në udhëzim, u është dashur të paguajnë këtë tarifë, do t’u kompensohet duke iu zbritur nga fatura e ujit e muajit pasardhës.
Kategoritë e familjeve të sipërcituara që të përfitojnë nga përjashtim i pagesë së Tarifës së Pastrimit duhet të dorëzojnë pranë Njësive Bashkiake dëshminë e gjendjes së tyre si certifikatën familjare, me kushtin që të jenë kryefamiljarë dhe pa persona të tjerë madhorë, përveç bashkëshortit ose bashkëshortes, librezën e veteranit ose invalidit të luftës, statusin e invalidit të punës, statusin e të verbrit, të sëmurëve Paraplegjik e Tetraplegjik, librezën e pensionit dhe vërtetimin nga Njësia Bashkiake për përfituesit të ndihmës ekonomike. Njësia Bashkiake verifikon dokumentacionin dhe kur janë plotësuar kërkesat e vendimit të këshillit bashkiak, përgatit vërtetimin ose harton lista për familjet që përjashtohen nga pagesa e Tarifës së Pastrimit. Ky vërtetim ose lista dërgohet në Bashkisë së Tiranës, e cila përgatit listat përmbledhëse dhe më datë 20 të çdo muaji ja paraqet ndërmarrjes se ujësjellës kanalizimeve, për përjashtimin e familjeve nga pagesa e tarifës se pastrimit. Pranimi i dokumenteve që vërtetojnë se individi ose familja i përket kategorive që përjashtohen nga pagesa e Tarifës së pastrimit do të vazhdojë pa u kufizuar në kohë sikundër në çdo rast kur vërtetohet se këta persona ose familje u përkasin kategorive të përjashtuara nga pagesa e tarifës së pastrimit do t’u kompensohen paratë e paguara duke ua zbritur nga faturat e ujit të muajve në vijim.