E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini, në izolim të plotë, paraqitet në Itali me të akuzuarin për korrupsion

17-04-2011 / Gazeta 55

Në krah të ish-kryebashkiakut të Peskarës, nën hetim për korrupsion, krijim strukture të organizuar për mashtrim dhe shpërdorim detyre, Edi Rama ka rifolur për fasadat dhe bojatisjet, si risia politike e para 10 viteve, por që po shndërrohet edhe në ngjyrën e funeralit të tij politik

Edi Rama ka synuar të shmangë izolimin ndërkombëtar dhe për të dhënë imazhin se ka edhe ortakë që e këshillojnë, ka shkuar dhe është shfaqur si krimineli në vendin e krimit, në krah të ish-kryebashkiakut të Peskarës, një figurë e njohur e gjykatave italiane, të cilat, pasi zgjedhësit e ndëshkuan me humbje, e kanë vënë nën një proces hetimor, për korrupsion të organizuar. Në të ashtuquajturin forum të “Demokracitë në ngjyra - Rishpërndarja e hapësirave, prodhon demokraci”, në rajonin e Abrucos në Itali, u shfaq dje Edi Rama në krah të Luçiano D’Alfonsos, ish-kryebashkiakut të Peskarës, i cili ka me 9 maj, seancën e radhës gjyqësore, për akuzën “korrupsion, mashtrim, krijim i strukturës së organizuar për mashtrim, shpërdorim detyre, favorizim dhe cenim të lirisë”. Vetë D’Alfonso arriti deri aty sa të thoshte se e kishte thirrur Edi Ramën që t’u jepte shembull italianëve për lyerjen me ngjyra të disa ndërtesave të Tiranës (aksion i kryer para 11 vitesh), pasi kështu ishte rikonceptuar hapësira e tiranasve.
Merret vesh se në zijafetin e italianit nën hetim s’u fol as për betonizimin e Tiranës e as për shembujt e tjerë të korrupsionit që vijnë nga këndej detit, por veç për shembullin e bojatisjes, të cilin edhe vetë Edi Rama kish turp ta rimerrte dhe veç përsëriti se versioni i fasadave shtrohej për diskutim dhe jo si shembull.
Kështu, modeli i bojërave u rrëzua edhe pse i hetuari për korrupsion e përsëriti gjatë gjithë mbledhjes (pasi për këtë arsye duket se edhe ishte paguar aktiviteti), por mbeti konfirmimi se Edvini ndihet vetëm brenda e jashtë vendit e se të vetmit partnerë të tij (në vështirësi - merret me mend) mbesin të vënit nën akuzë për korrupsion.
Gjithsesi, ajo që vleu për t’u përmendur nga mbledhja e porositur e ditës së djeshme ishte aksidenti me makinë që pësoi kryetari i Këshillit Bashkiak të Molizes, i cili ishte duke shkuar në takimin me Edi Ramën dhe D”Alfonson, por pa pasoja për jetën. Ishte një zhvillim dramatik, i cili qe pa pasoja, por s’e dimë nëse pas takimit, Edvinit ka pasur mundësi të mendojë për të drejtën hyjnore, por edhe për ndëshkimin hyjnor.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›