E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini prezanton një program ekologjist e futurist, që s’pretendon të marrë pushtetin, por të shndërrojë PS-në në një parti private

Konferenca Kombëtare për programin e Partisë Socialiste ka rezultuar sot një aktivitet i rrallë, i cili konfirmon se si një opozitë kryesore në vend nuk ka asnjë propozim qeverisës për të bërë, por shndërrohet në një esse të kryetarit Edi Rama, i cili e shfrytëzon rastin për të publikuar një shkrim publicistik, i cili nuk ngërthen asnjë premtim, e rrjedhimisht është e thjeshtë edhe të kontestohet pas 28 qershorit, kur të konfirmohet edhe disfata elektotarale. Me fjalën e tij, Edi Rama nuk foli për asgjë që kishte të bënte me vizionin e tij si pretendent për kryeministër, as nuk foli për largimin e tij si kryetar i bashkisë së Tiranës e as vizionin e tij si kryeministër pretendent për ndryshimin. Tezat e përgjithshme për arsimin, shëndetësinë, drejtësinë, kulturën, ekonominë e jetën shoqërore u shndërruan në fraza rurale, ekologjiste e antiglobaliste, duke e shndërruar vizionin e opozitës më të rëndësishme në vend në vizionin e një partie ekologjike, e cila s’ka si alternativë marrjen e pushtetit, por përfaqësimin dinjitoz në legjislaturën e ardhshme. "Ne 28 qershor do te nise historia e aleances mes fermerit dhe shtetit, mbi bazen e interesave reciproke. Duhet t'i jepet fund diskriminimit te njerezve ne fshat, te cilet ndjehen te harruar", e nisi Edvini programin e tij futurist e pa ndonjë lidhje me realitetin e ditës. "28 qershori do te jete fundi i kesaj perpelitjeje 18-vjecare”, foli Edvini në emër të asaj që kasnecët e tij e artikulojnë si Partia Socialiste e Re. Duke u ndalur tek alternativa ekologjiste, Edvini theksoi: "Do ta pastrojme Shqiperine nga plehrat e kudondodhura qe japin shembullin me te keq per femijet tane, qytetaret e ardhshem te BE-se", u shpreh Rama. "Nga takimet qe kam patur me njerezit nga veriu ne jug kam kuptuar se Shqiperia reale eshte pertej te majtes dhe te djathtes. Problemet jane pertej ndasive partiake dhe ne do te bejme me te miren tone per te hequr blozen me te cilen nxin Berisha", theksoi ylberisti Rama. "Ne 28 qershor ndahen dy rruge, njera te con te politika e vjeter dhe ne anen tjeter shkohet drejt historise se re. Ju ftoj ta ndermarrim kete rruge dhe te shkruajme nje faqe te re historie, ku forca e njerezve te ndershem do te fitoje mbi arrogancen. Ne do te fitojme sepse Shqiperia nuk mund te humbase", u shpreh Rama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›