E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini rikonfirmon bojkotin me ndihmën e Ruçit – kritikët thonë se PS po kthehet në një parti ilegale

Asambleja e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar vendimin e marrë në kryesinë e ditës së martë, për të bojkotuar zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nentorit. Në fjalën e hapjes, e vetmja pjesë ku mediat patën sot akses për të qenë të pranishme, kryesocialisti ka ripërsëritur qendrimin për të vijuar në rrugën e bojkotit parlamentar dhe protestave popullore që do të përshkallëzohen, nëse maxhoranca nuk pranon hapjen e kutive të 28 qershorit.


Ashtu sikurse në të gjitha mbledhjet e forumeve të Partisë Socialiste pas humbjes në zgjedhjet parlamentare, edhe mbledhja e radhës së Asamblesë është karakterizuar nga debate të ashpra. Një pjesë e anëtarëve të asamblesë në fjalimet e tyre e kanë akuzuar kryesocialistin për vendime krejtësisht subjektive dhe të gabuara të cilat po e çojnë në rrënim partinë më të madhe të opozitës. "PS po terhiqet nga te gjithe pozicionet e saj dhe rrezikon qe te bojkotoje edhe zgjedhjet e ardhshme lokale, pasi me shume gjasa kutite nuk do te hapen. Une i mbetem detyrimit qe nje parti duhet te hyje ne zgjedhje. Partia Socialiste do ta humbe durimin duke qendruar jashte parlamentit dhe arsyet per te qene te pranishem ne kuvend do te jene shume me te medha", siguron Blushi. Deputeti socialist shpreson qe nga presioni brenda PS-se, kjo force politike te shkoje ne sallen e parlamentit. "Kush e di nese kutite nuk do te digjen? Kush e di nese do te kete zgjedhje te parakohshme per dy muaj? Pse PS duhet te jete e bindur qe te qendroje jashte kuvendit?", u shpreh Blushi. Sipas tij, PS duhet te shkoje ne kuvend, pasi shanset per te bere shumice atje, kane ekzistuar gjithnje.


Ylli Manjani një tjetër anëtar i asamblesë kombëtare socialiste në fjalimin e tij ka kritikuar ashpër qendrimin e Partisë Socialiste, duke deklaruar se me këto sjellje, PS po kthehet në një parti ilegale

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›