E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Jashtme përshëndet marrëveshjen për përcaktimin e kufinjve mes Kosovës dhe Maqedonisë


Ministria e Punëve të Jashtme përshëndeti sot marrëveshjen e arritur prej komisioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve. Përmes një deklarate për shtyp, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë bashkohet me deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët, z. Havier Solana, i cili përgëzon në mënyrë të ngrohtë autoritetet e dy vendeve për arritjen e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme si një shenjë pjekurie, përgjegjësie dhe respekti reciprok. Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se arritja e kësaj marrëveshjeje është një kontribut i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe një dëshmi e qartë e vullnetit të të dy vendeve për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të fqinjësisë së mirë, për një të ardhme të përbashkët evropiane.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›