Si Neo-konservatorët duan të mbrojnë Amerikën
“Keep America Safe”, ose “Të mbajmë të sigurt Amerikën”. Ka disa ditë, që ky nuk është më një slogan i thjeshtë, shpesh i përdorur nga liderët e të dy partive të mëdha amerikane për të pasur kredencialet në fushën e sigurisë kombëtare. Por prej ditësh, “Keep America Safe” është edhe emri i një grupi të ri, të lindur me objektivin “për t’i dhëne informacione Amerikës, që është e shqetësuar mbi çështjet e sigurisë kombëtare” (siç doli nga sajti i tyre zyrtar), të cilat mund t’i japin më shumë se një “dhimbje koke” presidentit Barack Obama, në të ardhmen e shpejtë.
Ndonëse po kristalizohet, siç ka ndodhur në ditët e fundit, me shpërhapjen e një reklame që e drejton gishtin kundër politikës së jashtme të Shtëpisë së Bardhë, e stigmatizuar për mosmbështetje veprimesh adekuate - ose në disa raste mishëruese - të fjalëve retorike. Një video e shkurtër, me titullin “Retorikë kundër Realitetit”, në të cilën shënjestrohen e vendimi më i fundit për moszhvillimin e projektit të mbrojtjes raketore në Evropën Lindore, më pas edhe të hapjes së një hetimi për mënyrat sesi CIA merr në pyetje terroristë, por edhe mospasjes së një strategjie të qartë për Afganistanin.
Në krye të lëvizjes së re qëndron vajza më e madhe e ish-presidentit Dick Cheney, Elizabeth, shkurt e njohur si “Liz”, një figurë që po shpërthen në skenën amerikane, dhe është një shpresë e re në frontin neo-konservator. Qëllimi i këtij grupi, është jo vetëm të informojë qytetarët amerikanë për çështjet e sigurisë kombëtare, por edhe të bëjë një opozitë të fortë kundër politikave të jashtme të presidentit Obama, nga pozitat e këtij grupit të ashtuquajtur “radikal”. “Si Republikanët, ashtu edhe Demokratët, e kanë në zemër krenarinë amerikane”, u deklaron Liz Cheney, amerikanëve, por në “ ...shumë vende ku po luhet presidenca jonë, po na e shndërrojnë kombin tonë më të dobët”.
Një vëmendje e veçantë do të fokusohet në vendimet që shkojnë në drejtim të kundërt me administratat e mëparshme të George W. Bush. “Kemi vëzhguar me gojë të hapur dhe me preokupim” shkruajnë themeluesit e grupit në sajtin e tyre “se si administrata Obama i ka prerë fondet për mbrojtjen, është lëkundur në luftën e Afganistanit, dhe ka lëshuar hetime mbi amerikanë që janë në frontin e parë të luftës kundër terrorizmit, kurse në të njëjtën kohë janë zgjeruar mbrojtja legale e terroristëve që komplotojnë për të sulmuar vendin tonë: këto politika, bashkë me largimin e aleatëve nga presidenti Obama, po e dobësojnë kombin tonë”.
Nga Iraku deri në Afganistan, shpenzimet për mbrojtjen deri tek strategjia e dialogut me armiqtë e Amerikës, nga hetimi mbi teknikat e marrjes në pyetje të terroristëve nga CIA, mbyllja e burgut të Guantanamos, asnjë temë mbi politikën ndërkombëtare që është mbi tavolinën e Shtëpisë së Bardhë nuk do të nënvlerësohet nga “Keep America Safe”, një grup ky që është i klasifikuar si “501(c)4” (organizata non-profit, me një mundësi të pakufizueshme për të bërë presione politike, dhe të mbështesë fushatat zgjedhore), që i jep peshë institucionale kritikës të vendimeve të Shtëpisë së Bardhë në fushën ndërkombëtare, që në disa raste partia republikane e kritikuar edhe nga Dick Cheney që shprehet për boshllëkun e një figurë republikane të fortë lideri. Vetë partia republikane pranon se po përqendrohet në agjendën e brendshme të presidentit Obama, si reforma në shëndetësi. Në krah të Liz Cheney-t, në kryesimin e projektit, është Bill Kristol, drejtor i të përjavshmes neo-konservatore Weekly Standard dhe Debra Burlingame, motra e pilotit të udhëtimit 77-të American Airlines, i cili u përplas në Pentagon në 11 shtator 2001. Në strukturën e “Keep America Safe”, ka edhe disa figura-kyç në panoramën konservatore të SHBA-së, që janë Michael Goldfarb, këshilltar i senatorit John McCain në fushatën zgjedhore, dhe Justin Germany, autor i videos së parë të “Keep America Safe”, dhe reklamës së famshme “The One”, i transmetuar gjatë zgjedhjeve presidenciale, në të cilën Barack Obama ngjante më një figurë mesianike.
Bashkimi i ri po shfaqet si një grup që ka një eksperiencë të demonstruar për një lëvizje që po kërkon të monitorojë me një sy kritik çdo lëvizje të Obamës në skakierën ndërkombëtare, dhe duke mbrojtur vendimmarrjen e administratës së mëparshme Bush. Që edhe mund të mos i pëlqejë ndonjërit, por ka bërë të mundur, që pas 11 shtatorit, të shmangë çdo sulm tjetër kundër SHBA-ve, duke e bërë parullën “të mbajmë të sigurt Amerikën” një prioritet absolut, e jo veç një slogan të thjeshtë
...