Miqësia e PS me Greqinë, si veto kundër statusit
Busull e qëndrimeve të PS vijojnë të mbeten qëndrimet e qarqeve më ekstremiste të Greqisë. Për ditë me radhë, Edi Rama po nxjerr kasnecët e tij, në përpjekje për të stisur një konflikt kufitar me fqinjin jugor, vetëm e vetëm që të krijohet klima për një kushtëzim të ndërtimit të investimit madhor të gazsjellësit TAP. Në axhendën ditore të opozitës tonë mbetet stisja e konfliktit, si e vetmja mënyrë për të jetësuar veton për statusin e kandidatit për në BE. Kjo sjellje përshtatet me falimentimin politik e financiar të Greqisë, e cila s’ka më mundësi të përdorë vetot bizantine, prandaj përdor metastazat e saj në politikën shqiptare
E frikësuar deri në palcë nga shanset e mëdha që ka Shqipëria për të marrë në vjeshtë statusin e vendin kandidat, Partia Socialiste, në bashkëpunim me disa qarqe greke, synon të përdorë kartën e radhës kundër statusit. Edvini dhe këto qarqe po shfrytëzojnë marrëdhënien e simbiozës mes tyre, vetëm e vetëm që të krijojnë klima kundër interesave shqiptare, klimë kjo e shpalosur në një kushtëzim të ndërtimit të investimit madhor të gazsjellësit TAP, po jo vetëm, pasi siç u dëgjua dje nga Korça, frytet që mund të nxjerrin ekstremistët grekë dhe Rama nga marrëveshja e mbetur pezull e ujërave detare, kanë evoluar nga TAP-i tek statusi. P
ër ditë me radhë, Edi Rama po nxjerr kasnecët e tij, në përpjekje për të stisur një konflikt kufitar me fqinjin jugor-që mesa duket disave në Greqi u interesoka - dhe dje nxori për të performuar kasnecin e tij Bushati, i cili tregoi pamjen e vërtetë që po kërkohet t’i vihet çështjes së marrëveshjes me Greqinë, e cila po shfaqet si figura mitologjike greke e hidrës me shumë koka.
Kokën e parë, që e pamë, ishte përpjekja për t’i krijuar Shqipërisë profilin e një shteti jo -bashkëpunues në rajon.
Koka e dytë - që e pamë të shfaqej nga mediat greke dhe që u përgënjeshtrua me një elokuencë bindëse nga ministri i Jashtëm Panariti - ishte përpjekja e Greqisë për të kushtëzuar ndërtimin e projektit kolosal për Shqipërinë, gazsjellësin TAP.
Ndërsa koka e tretë është kushtëzimi i marrjes së statusit të Shqipërisë, të cilën e pamë të shpalosej nga deklarata e Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Integrimin në Partinë Socialiste, Ditmir Bushati.
Ky i fundit bëri dje një deklaratë tendencioze, jo vetëm nga fjalët, por edhe nga vendi i zgjedhur-Korçën, e cila pretendohet qarqe të caktuara greke si pjesë e të ashtuquajturit vorio-Epir - për ta shndërruar çështjen e marrëveshjes së ujërave detare me Greqinë, në një ogur të zi për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
“Të sqarohet sepse kjo çështje është delikate për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, nënvizoi Ditmiri, me misionin e ngarkuara nga afendikoi Rama për t’i krijuar ditëzeza Shqipërisë. Edhe disa media apatride shqiptare i kanë mbushur gazetat me teori të tilla, se marrëveshja e ujërave me Greqinë do të bllokonte statusin e Shqipërisë. Kryeministri Berisha i ka cilësuar këto hipoteza si çështje tërësisht të sajuara, një nevojë e gazetave për të mbijetuar në gusht. Kryeministri ka theksuar se Shqipëria do t’i qëndrojë strikt profilit të saj evropian lidhur me zgjidhjen e çështjeve rajonale dhe se do të bashkëpunojë me çdo shtet fqinj dhe do të hapë negociatat për të zgjidhur të gjitha problemet që ekzistojnë.
“Këtu ne nuk kemi asnjë hezitim dhe jemi të hapur por sigurisht në respekt të plotë të ligjeve, Kushtetutës së vendit, vendimeve, përcaktimeve të Gjykatës Kushtetuese, vendime të cilat kanë tagrin, forcën e prerogativave kushtetuese”.
Por, siç konstatohet, pa nevojën e ndonjë inteligjence të madhe, busull e qëndrimeve të PS vijojnë të mbeten qëndrimet e qarqeve më ekstremiste të Greqisë. Në axhendën ditore të opozitës tonë mbetet stisja e konfliktit, si e vetmja mënyrë për të jetësuar veton për statusin e kandidatit për në BE. Kjo veto u shkon për shtat ekstremistëve grekë, të cilët po synojnë që të zhysin drejt falimentimit politik e financiar, të gjitha ato shtete që po nxitojnë drejt Evropës e po këpusin çfarëdolloj varësie nga metastazat e një Greqie shoviniste. Greqia, duke bllokuar Maqedoninë në proceset integruese në NATO dhe BE, i ka krijuar vetes profilin e një vendi i cili bllokon fqinjët, dhe në rastin e Shqipërisë, ajo kurrsesi nuk mund të vendos drejtpërdrejt veton kundër rrugës evropiane të vendit tonë - pasi survejimi i SHBA-së dhe BE-së e pengojnë të bëjë një gjë të tillë.
Opozita shqiptare, duke u shfaqur si një apatride e kulluar, një zgjatim i dorës së ekstremistëve grekë, i lejon këto qarqe që të sillen si urithë, dhe të shfaqet nga tunelet e Partisë Socialiste për të vendosur veton, jo me dorën e tyre, por me atë të Edi Ramës, duke eksituar kështu, jo vetëm interesat e tyre, por njëkohësit edhe epshet politike të Ramës nga mosmarrja e statusit të vendit kandidat.