E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini shpall karikaturat e protestave, që të mbajë nën zap strukturat e PS-së deri me 26 shtator

Motoja e Edvin ylberistit po synon marrjen e pozave të Haxhi Qamilit, si më i forti autoritet kundër shtetit, por këto kredenciale i duhen deri tek farsa brendapartiake e 26 shtatorit, stacion kur edhe do të asimilohet kandidat-byreku, xhaketa e vjetër Maqo


TIRANE - Edvini ka kaluar në një fazë të dytë, në atë të karikaturës së haxhiqamilizmit, për të motivuar anëtarësinë socialiste, se veç ai mund t’i mbajë të bashkuara radhët në opozitë, dhe herët a vonë mund ta kryejë rotacionin politik; qoftë me zgjedhje të provokuara, qoftë me një revolucion të vonuar. Kreu në menopauzë politike, i PS-së, ka bërë thirrje në takimet e tij të para me anëtarësinë në bazë, gjatë muajit të farsës zgjedhore në parti, për përshkallëzim të aksionit antiberishian. “Nëse bëhemi bllok para institucioneve, kjo qeveri pa legjitimitet nuk do të mund të qëndrojë në këmbë”, ka theksuar Rama gjatë një takimi “parazgjedhor” në Durrës. Ai ka rikonfirmuar se vota e 28 qershorit u grabit dhe u deformua, “por ne nuk do të lejojmë që kjo të kthehet në normë”. “Duke qenë të bindur se kemi detyrimin të kërkojmë hapjen e kutive, kemi detyrimin të kërkojmë ndëshkimin e autoriteteve shtetërore që i hapen dyert e burgjeve në mënyrë të paligjshme, për të mbështetur fushatën elektorale të Sali Berishës, kemi detyrimin të kërkojmë identifikimin dhe rikthimin në punë të të gjithë atyre që edhe sot vazhdojnë të përndiqen dhe të largohen nga puna sepse kanë marrë pjesë në fushatë apo kanë qënë komisionerë të Partisë Socialiste. Kjo është detyra jonë dhe unë jam i bindur se ne jemi në të drejtën tonë për t’i shkuar deri në fund kësaj beteje të re. Për këtë arsye ne duhet të përshkallëzojmë betejën duke u bërë bllok përpara institucioneve, se nuk ka qeveri pa legjitimitet”. Aksioni për të bllokuar institucionet shtetërore, përveç kontributeve antikombëtare, mund të vonojë disi nismat ligjvënëse, por në një plan afatshkurtër, thjesht do t’i shërbejë Edvinit për të mbajtur në këmbë  farsën zgjedhore që ka nisur brenda PS-së. Pra, këto nisma antishqiptare, por disi me nerv partiak, atij i duhen deri me 26 shtator, kur do të marrë në kundërshtim me statusin, edhe një mandat tjetër në krye të PS-së. Pas këtij mandati, lëvizja e Blushit dhe e të tjerëve do të fitojë nulifikimin e radhës, dhe Edvini, me të madhe dhe me rolin e protagonistit, do të kërkojë të jetë ai përfaqësuesi i popullit të opozitës, me të cilët, mazhoranca do të duhet të bëjë marrëveshje që të miratojë nismat që kërkohen nga BE-ja. Dhe pas marrjes së mandatit zyrar, ai duket se nuk do ta ketë shumë të vështirë ta marrë këtë rol, duke kaluar mbi trupat e kufomave politike të Blushit, Malajt dhe të tjerëve. Imagjinoni sa e thjeshtë që procesi të kryhet kur rrugës fabrikohet edhe një fosile politike si ajo e Maqo (Byrek) Lakrorit. Edhe më jopolitiku e merr vesh se Maqo Lakrori do të jetë thjesht kukull, për të shtruar petët e byrekut, që sigurisht do të gëlltisë Rama, në Kongres më 26 shtator. Të dy kandidatët, janë paraqitur ditët e fundit në disa takime në Elbasan dhe Durrës, ku kanë paraqitur para anëtarësisë së thjeshtë socialiste, platformat e tyre, për drejtimin e PS-së. Ajo që e bën të gënjeshtërt këtë garë, është se Edvini eliminoi nga ajo, kandidatët e tij më potencialë, si Arben Malaj dhe Ben Blushi, duke i quajtur këta të fundit, si armiq dhe jo kolegë a kandidatë, duke lënë në të, vetëm Maqo Lakrorin, krejt një “byrek” i porositur, për ta rivalizuar. Jo vetëm kjo garë platformash dhe objektivash për Partinë Socialiste dhe të majtën opozitare në tërësi, por edhe kongresi i 26 shtatorit - ku do të votohet për kreun e ri të PS-së, Edi Rama dhe Maqo Lakrori - do të jetë thjesht një formalitet, pasi kandidimi i këtij të fundit është i gënjeshtërt dhe se në garë është futur vetëm e vetëm, për të shpëtuar Edvinin nga një turp i radhës. Sakrifica e Lakrorit, shkon deri në atë pikë, sa i lejon vetes të keqpërdoret për hir të interesave të djallëzuara personale të Edvinit dhe klikës së tij në PS, për të siguruar mbijetesën politike, në dëm të interesave partiake dhe të së majtës në tërësi. Kësisoj, ky investim, është i shkuar dëm që në fillim të inicimit të garës partiake, një garë jo alternativash dhe objektivash, por propagande e njëanshme dhe pa pikën e vlerës apo të nacionalitetit politik. Të dy këta kandidatë kanë një moto, që është krejt në interes të Ramës. Edvini, i mbetur në mes të halleve të mëdha, pas humbjes së zgjedhjeve dhe lindjes së fraksioneve në parti që i kërkojnë shporrjen, po i kërkon ndihmë Lakrorit që ta “rivalizojë”, në zgjedhjet për kreun e ri të PS-së, thjesht e vetëm për të manipuluar opinionin publik dhe socialistët në mbarë vendin. Gjithashtu, nisur edhe nga akuzat ndaj Edvinit, për barbarizëm ndaj mendimit demokratik, kjo do të ishte një kosto e rëndë politike për të, nëse do t’u referoheshim reagimeve të ndërkombëtarëve, nëse gara për kreun e PS-së nuk do të shoqërohej me më shumë se një kandidat. Atë e priste një lumë kritikash nga brenda dhe jashtë vendit dhe menjëherë do të hidheshin dyshimet e para, se ky kryetar partie në detyrë, përveç sjelljes autoritare dhe dhunës verbale ndaj kundërshtarëve, nuk ka kurrfarë dobie tjetër në politikë. “Kurbani” në këtë rast, pranoi të bëhej Maqo Lakrori. Ai pranoi të bëhej traseja e Edvinit, në mënyrë që ky i fundit, të rimarrë fuqitë dhe të aktivizojë luftën në parti, duke likuiduar zërat kritikë dhe ata që e kanë sulmuar gjatë gjithë kësaj kohe. Ndaj edhe gara për kreun e PS-së, është e gënjeshtërt, false dhe për interesa të njëanshme, ku njëri pranon të bëhet shtojcë për t’i dhënë fuqi një të “vdekuri” politik, pavarësisht se është në prag të kolapsit final. Bojkoti absurd i Edvinit Rexhep Meidani si kofini pas të vjelit, e kupton më në fund se Rama po e shkatërron opozitën majtiste TIRANE – Një nga figurat e njohura të së majtës dhe ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, nga një mbështetës i zjarrtë i klikës “ramiste” të Edvinit, është kthyer tashmë në një kundërshtar që dënon bojkotin parlamentar të Edi Ramës. Pasi, gjatë gjithë viteve të PS-së në opozitë, Meidani i ka qëndruar pranë Ramës, për më tepër në rolin e një këshilltari apo edhe të një ndërmjetësi për një negocim të mundshëm të një takimi utopik Rama-Meta, para zgjedhjeve parlamentare, duket se ka kuptuar katapultimin politik të Edvinit dhe ka hequr dorë përfundimisht prej tij, duke i’u bashkuar fraksionit zyrtar, të “Lëvizjes për mendim ndryshe”. Ish-Presidenti Rexhep Mejdani deklaroi se braktisja e Parlamentit e dëmton jo vetëm opozitën, por edhe vendin. Por ish-Presidenti Mejdani e ka kritikuar Edi Ramën edhe për programin e Partisë Socialiste. Më 16 maj, zoti Mejdani i dorëzoi Edi Ramës librin e rekomandimeve, një studim i 400 intelektualëve shqiptarë. Por sot, ai thotë se këto rekomandime që iu ofruan Ramës për t’i konsultuar, nuk dihet se ku janë, sikundër dhe programi i Partisë. “Rekomandimet ishin një veprimtari e intelektualëve të shquar ku shumë profesorë të Universiteteve duke përpunuar mendimin alternativ në përputhje me realitetin shqiptar, këtë mendim ja pasqyruam dhe kryetarit të Partisë për ta shfrytëzuar, por jo për ta konsideruar si program partie, pasi programi i Partisë propozohet nga strukturat e partisë, ndërkohe nuk morëm vesh ku shkuan ato rekomandime”, u shpreh Mejdani. Takimi i parë i Lëvizjes “Për mendimin ndyshe” me anëtarësinë socialiste vendosi si pikë kryesore rikthimin e socialistëve në Kuvend. Ben Blushi, një prej iniciatorëve të kësaj Lëvizjeje, theksoi edhe njëherë se Edi Rama po e përdor bojkotin dhe Partinë Socialiste për interesa personale dhe se me qëndrimin e tij në krye të PS–së, socialistët do të shënojnë vetëm humbje e se rrezikojnë edhe bojkotin e zgjedhjeve të ardhshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›