Edvini sulmon me sms të pista këshilltarët e minibashkisë nr.6

Tjetër çmenduri e kryebashkiakut të Tiranës
Me dt 28 tetor, vetëm pak ditë më pare, në mbledhjen e Këshillit të minibashkisë nr.6 të Kombinatit në Tiranë, anëtarët e këshillit u ballafaquan me një rast të paprecedentë. Të gjithë mbetën të çuditur kur Kryetarja e minibashkisë lexoj një sms që kishte dërguar Edi Rama e që u drejtohej administrates, këshillit të minibashkisë dhe të gjithë qytetarëve të Kombinatit. Ishte një fyerje e rendë që mundet të demonstrohet vetëm nga goja e një vagabondi ordiner, një skizofreni e një njeriu që e ka humbur arsyen. Sigurisht që Kryetarja e minibashkisë, një zonjë e nderuar, që është e zgjedhur nga populli i Kombinatit - nuk është e rendësishme që i takon forces politike të LSI - tha se ndjehej e fyer në përmbajtjen e mesazhit telefonik. Duke u kërkuar ndjesë të gjithë lexuesve, për arsye se duke bërë publik faktin jemi të detyruar të citojmë fjalët që nuk i përmban etika publike, në atë sms shkruhej: “U thuaj atyre injorntëve të shkojnë të shikojnë pjacat e Spanjës dhe Italisë dhe mos të hanë mut kot”.
Për të sqaruar opinionin, Bashkia e Tiranës me fondet e saj, kohë më parë, ka filluar të rikostruktojë një shesh në qendër të Kombinatit, por që për mënyrën dhe pozicionin e ndërtimit procesi është nga administrata e Minibashkisë, nga këshilli i saj si dhe nga qytetarët e Kombinatit. Këto shqetësime i janë bërë prezente Edi Ramës si Kryetar Bashkie dhe shikoni mënyrën që ka zgjedhur për të kthyer përgjigje. Ai i quan injorantë qytetarët e Kombinatit, administratën e Minibashkisë, këshilltarët e minibashkisë, të zgjedhur me votën e qytetarëve, e atyre qytetarëve që e kanë votuar edhe vetë Edvinin. Në këshillin e minibashkisë së Kombinatit, pavarësisht grupimeve politike, janë të zgjedhur njerëz të përgjegjshëm për detyrën që kanë marrë përsipër përpara qytetarëve, intelektualë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, por që në asnjë mënyrë nuk mundet të pranojnë fyerjet bastarde të një njeriu të pacipë ose në rastin më të mundshëm të një njeriu të çmendur që për fat të keq sot drejton Bashkinë e kryeqytetit.
Menjëherë, në atë mbledhje, grupi i këshilltarëve të PD i shprehen Kryetares së minibashkisë keqardhjen për pamundësinë për të bashkëpunuar me një njeri që ka humbur arsyen. U kemi kërkuar edhe anëtarëve të këshillit që përfaqësojnë Partinë Socialiste që të distancohen nga veprimet e kryetarit të paarsyeshëm dhe të bashkohen me kërkesën tone, duke i kërkuar Edi Ramës dorëheqjen e menjëhershme nga detyra e Kryetarit të Bashkisë.
Anëtarët e Këshillit të Minibashkisë nr.6,Tiranë: Sejdi Peka, Avdullah Shahini, Bajram Xhepa, Teuta Terolli, Idriz Jata, Lek Tusha, Kadri Fusha e Xhevat Nerguti
...