E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini të marrë shembull se çfarë është interesi për komunitetin

Fyerja me alternativën e paneleve diellore

Konsideratat që bëhen sot në mbështetje të sistemeve fotovoltaike unë i kam dëgjuar edhe për mullinjtë me erë: që sjellin punë, që ndihmojnë në dhënien e parave atyre që japin me qira tokat. Por këtu dua të them se kemi patur njëkohësisht infiltrimin e mafies në panele diellore dhe në energjinë eolike, pavarësisht dhe pa marrë parasysh shkatërrimin e peizazhit, si dhe janë shkaku që tani e gjithë klasa politike siçiliane dhe Konfindustria italiane thonë se ato nuk duhen të jenë më. Unë nuk dua të përsëritet ajo çka ka ndodhur (...) (...) me turbinat me erë. Dikush i ka parë ato duke i ngritur, dikush që i ka prodhuar dhe sigurisht ka marrë një përfitim të menjëhershëm ekonomik. Sigurisht politika, që ka mbetur duke soditur, nuk ka bërë asgjë për t’i parandaluar ato.
Dhe pastaj them, në qoftë se politika e sotme mund të parandalojë shkatërrimin e peizazhit, nuk shoh pse të mos e bëjë tani. Unë e di se çfarë do të thotë të instalosh sistemet gjigante fotovoltaike në zonat rurale. Në Raguza ka panele diellore të montuar që shkojnë përtej numrit 10 mijë dhe nuk janë pak, duke shkatërruar kështu muret e lashta prej guri dhe gjithë peisazhin e fshatrave përreth. Në vend të një shoqërie bujqësore sot kemi një pasqyrë qelqi të stërmadhe. Nuk shoh se pse ne duhet të anulojmë shoqërinë agri-kulturore për t’u liruar vendin burimeve të ripërtërishme të energjisë. Të identifikohen vende tjetërkund. Dhe nuk ka rëndësi nëse standardet janë të caktuara nga Protokolli i Kiotos apo diçka tjetër. Përpiqem t’i kaloj këto kambana, sepse nëse nuk e kuptoni shpejt, atëherë më pas do të jetë tepër vonë.
Në Salem, një qytet në të cilin jam kryetar Bashkie nga gati dy vjet, një pakicë fermerësh lokalë janë mashtruar nga mirazhi i një biznesi të ri, si dhe sipërmarrësit i bindin ata t’i çrrënjosin pemët e ullirit e vreshtat për t’i bërë panele diellore. Unë u kam thënë se nëse keni nevojë për një kryetar i cili mund të bëjë një shkatërrim të zonës, atëherë ndryshojeni. Unë nuk kam ndërmend të kem prioritete prej të çmenduri. Unë jam duke u lënë siç kam ardhur dhe ju gjeni një tjetër kryetar bashkie që ju lejon të bëni çfarë të doni. Derisa kryetari i bashkisë të jem unë, vendos unë. Dhe flas në mbarë botën për Salemin dhe për kulturën e tij, jo për përdhunimin e peizazhit. Mbi panelet solare në fshat as që është e mundur të ndërmjetësohet. Nëse ju nuk e ndani qëndrimin tim, atëherë duhet të bëni një referendum kundër meje, dhe nëse fitoni do të largohem pa zhurmë. Këtë - them – dhe ky është qëndrimi im. Përndryshe, ju lutem zgjidhni një kryetar tjetër bashkie, një që do të jetë i lumtur për të mbushur fusha të tilla me panele solare dhe me turbina me erë. Por, për shkak se unë nuk kam asnjë paragjykim për vlefshmërinë e këtyre teknologjive të reja për prodhimin e energjisë, unë gjithashtu propozoj një alternativë, pra vendin e strukturave të tilla në një zonë industriale. Unë u bashkohem pozicioneve të shprehura nga përfaqësues të Konfindustria-s së Sicilisë, të cilët, duke e ditur këtë zonë, tregojnë një perspektivë politike të ndryshme nga ai konfuzion politik që e çoi këtë zonë në krahët e iluzionit të braktisjes së bujqësisë dhe transferimit të tokës në fusha panelesh diellore, nga fermerë të joshur nga mundësia e fitimit të lehtë të të hollave. Ne kemi në Itali një numër ndërtesash të tmerrshme mbi të cilat ju mund t’i instaloni panelet. është ironike që Europa nuk e mbështet bujqësisë dhe jep para vetëm për energjinë e erës apo atë diellore. Ju nuk mund ta ndryshoni atë që është karakteristike për një vend (vreshta, ullinj) në mitin e energjisë nga burime të rinovueshme. I shkruaj këto gjëra, sepse besoj se ato mbeten në kujtesën e të rinjve.
Aneksi ynë për shkak të politikës fyese/“Gazeta 55“ ka denoncuar qysh në lindje projektin fyes të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama për politikat e tij të kujdesshme anti-fëmijë, se “çerdhet të gjitha në Tiranë, do të jenë me panele diellore”. Që prej 10 vitesh Bashkia e Tiranës nuk e ka pasur prioritet rritjen e standardeve të mbrojtjes së mjedisit dhe zbatimin e parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm. Zhdukja e çdo hapësire të blertë dhe kthimi i tyre në parcela interesash financiare të kryebashkiakut dhe klanit të afërt të tij të firmave të ndërtimit, e bën thuajse zero, mundësinë e fëmijëve që të zgjedhin këndet e lojërave dhe lulishtet. Ndaj edhe në këto kushte, qëndrimi më normal i Edi Ramës është të sajojë panelet diellore me idenë se gjatë dimrit ata mund të ngrohen dhe gjatë verës fare mirë mund të qëndrojnë me orë të tëra në diell... Mungesa e gjelbërimit, element ky i domosdoshëm për qenien njerëzore, jo më kot quhet mushkëri më vete, nuk është një konstatim i ri, pasi ka vite të tëra që Tirana vuan temperaturat e larta dhe se në asnjë cep të kryeqytetit nuk sheh një kënd gjelbërimi që të mbulojë nevojat e taksapaguesve, të cilët vetëm për shtimin e hapësirave të gjelbra paguajnë një taksë të veçantë, të majme. Por ku shkojnë paratë e qytetarëve? Edi Rama s’ka asnjë përgjigje, thjesht e vetëm merret nga mëngjesi deri në darkë me PS-në dhe mistifikime realiteti nga më të pazakontat, duke harruar përgjegjësitë ndaj komunitetit të Tiranës. Deklaratat dhe furçat mediatike për politikat gjelbëruese të bashkisë së Tiranës, janë tallje dhe përbuzje të turpshme.

*Autori është një kritik dhe historian arti, politikan e shkrimtar

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›