Kupa e Botës si kulturë e shkollave të futbollit
BESNIK DIZDARI
Në të vërtetë tash ato kanë mbetur vetëm dy: ajo latine (Spanja) dhe ajo anglosaksone (Holanda). Shihet që të dyja i përkasin shkollave të Europës. Ndonëse po t'iu ktheheshim "çerekfinaleve", siç i thonë në Shqipëri, ato ishin më shumë. (E këtu ia vlen një kalim i shpejtë gjuhësor: nuk ka një togfjalësh më banal në gjuhën shqipe, sesa ky: "çEREK", turqisht dhe arabisht bashkë, "e katërta e nji tanësije", siç thotë Tahir Dizdari në fjalorin e tij të famshëm; dhe "FINALE" - "i funtmë" e përkthen tosknisht Cordiganno; "i fundit", "i mbramë", në gegnisht e tosknisht bashkë, e përkthen Floqi. Atëherë? "Te kartat fundore" do t'i thonim në shqip. Po ec e binde gjuhën e sotme të gazetarisë sportive që ka marrë flamurin e shkatërrimtarëve më të mëdha të gjuhës shqipe).
U zgjata. Mirëpo ia vlen edhe pak gjuhësi sportive…
Rezultatet qenë përmbysëse, tejet interesante përsa i përket shkollave të futbollit.
Sepse këtu qenë më tepër se tri shkolla, madje plot katër: afrikane (Gana), latino-amerikane (Uruguaj, Brazili, Argjentina, Paraguaj), latine (Spanja), anglosaksone (Holanda, Gjermania). Cila prej tyre do të triumfonte?
Do të kishim para syve një nga rëniet më të mëdha të shkollës latino-amerikane. Sepse kur bien dy përfaqësuesit më në zâ të saj, Brazili dhe Argjentina, të cilët së bashku kanë fituar 7 prej 18 edicioneve të Kupës së Botës, atëherë e kupton më mirë katastrofën e tyre. Në thelb pati një ngjashmëri të madhe në paracaktimin e fateve braziliano-argjentinase kësaj radhe. Jo vetëm se dy të mëdhenjtë e Amerikës së Jugut humbën prej dueleve me dy përfaqësues të shkollës anglosaksone, por sepse ndonëse rezultatet ishin krejt të ndryshëm për kah thellësia e tyre, ecuria ishte thuajse krejt e ngjashme.
Kujtoni për një çast. Brazili kryeson 1-0 dhe zotëron ndeshjen, duke qenë fare pranë golit të dytë. Mirëpo, mjafton një goditje dënimi, mbërrin vetgoli i Felipe Melos dhe 1-1. Këtu merr fund gjithçka. Brazili shndërrohet dhe mandej 2-1 për Holandën, prap prej një goditje dënimi. Kur vijmë tek Argjentina, këtu nga jashtë duket disi ndryshe sepse është tjetërkush që kryeson 1-0: Gjermania. Mandej, hap mbas hapi argjentinasit zotërojnë topin, fushën, epërsinë, dhe ndonëse pa shumë rrezik, prap se prap ke bindjen se barazimi është punë e kryer. Papritmas gjermanët shënojnë golin e dytë. E, edhe Argjentina, ashtu si dhe Brazili, shndërrohet, madje deri në një shkatërrim të plotë. Eshtë një 4-0 i papamë. Ose 0-4 në dëm të Argjentinës, për të cilën mendohej si një ndër dy apo tri më të mundshmet e fitimit të Kupës së Botës. Ngjarja ngjason me atë të fundoreve të vitit 1958, në Suedi. E gjithë bota kishte parashikuar mû Argjentinën si një kampione të mundshme, edhe sepse ende askush nuk e dinte se dy djem të magjishëm, me emrat e panjohur Pele dhe Garinça do të përbënin armën sekrete të një Brazili i cili aty, në verën e freskët suedeze do të themelonte legjendën e shkollës së tij të futbollit. Dhe Argjentina që humbte 6-1 më çekosllovakinë e Popluhar, Novak e Masopust!
Më 2010 është "vetëm" 4-0.
A duhen shpjeguar këto dy kthesa të shkollës latino-amerikane që përcaktuan fatin e Kupës së Botës 2010, me teknikë e taktikë, me kryevepra e faje trajnerësh? Sigurisht, por unë them se kjo është edhe çështje e shpalosjeve të kulturës së shkollave. Janë "kurthet e europianëve", siç përcaktohen prej dekadash kësisoj kthesash në Amerikën e Jugut.
Njeriu latino-amerikan dihet, është krejt tjetër nga ai europian e aq më tepër nga ai anglosakson. Emotiv, i ndjeshëm, gjakues ai latino-amerikan. Gjakftohtë, racional, i qëndrueshëm ky europiano-anglosakson. Artist, i natyrshëm ai latino-amerikan. Punëtor metodik ky europiano-anglsakson.
Argjentinasi Osvaldo Soriano (1943-1997), i vetmi gazetar sportiv i shquar i cili ka arritur të bëhet një shkrimtar i famshëm, i shkruante kështu një miku të tij, shkrimtarit italian, Giovanni Arpino:
"Fakti është se ne argjentinasit jemi shumë sentimentalë. Thonë se jemi italianë që flasin spanjisht dhe që besojnë anglisht".
Eshtë ky Osvaldo Soriano, i cili më 1978 shkroi e bardha në të zezë:
"Në një klub të Buenos Ajresit, Argentinos Juniors, është një djalë që quhet Diego Armando Maradona, dhe është vetëm 18 vjeç. Konsiderohet si lojtari më i madh i 30 vjetëve të fundit. Shënon dy gola për çdo ndeshje dhe e ka thirrur Kombëtarja e Argjentinës".
Kjo profeci e një gazetari natyrisht që mbështetej te forca edhe kultura e shkollës latino-amerikane. Ky Maradonë tjetër, Kampion i Botës, me portretin e tij të trajnerit të Kupës së Botës 2010, në të vërtetë, nuk është shfaqur asesi si një i çbaraspeshuar. Eshtë shfaqur thjesht emotiv, i ndjeshëm, gjakues. Dhe për fat, po aq dorëzues para "kurtheve të europianëve".
Duhet të jetë pasojë e luftës së ashpër të brenda vetë kulturës së shkollave të futbollit të shfaqura të pasigurta në Kupën e Botës.
Gianni Brera, më i madhi gazetar sportiv i Italisë, po dhe shkrimtar i mirënjohur, këtë kulturë shkollash, e ka përcaktuar kështu:
"çdo shkollë futbollistike ka veçoritë e saj, që varen prej "etnosit", prej ekonomisë, klimës, civilizimit… Shkollat e futbollit janë tri: shkolla britanike ose nordike, shkolla amerikanojugore dhe shkolla danubiane. Në shkollën nordike bëjnë pjesë nënshkollat skandinave, gjermanike, baltiko-ruse; ndërsa ajo amerikanojugore ka si nënshkolla të saj ato argjentinase, uruguajane e braziliane; në shkollën danubiane janë nënshkollat hungareze, çeke, austriake dhe jugosllave… Ka edhe një shkollë latinoeuropiane me nënshkollat e saj italiane, franceze, spanjole, portugeze, belge dhe zvicerane".
Sot ky përcaktim "antik" i Brera-s, ndonëse nuk bie poshtë, po lëkundet tejet. Afrika 2010, po dhe dy apo tre edicione paraprake të Kupës së Botës, teksa kanë sjellë profile të reja që, të ndikuar nga gazetari i madh i sipërpërmendur, po i quajmë nënshkollat afrikane, aziatike, e ndoshta paksa edhe amerikano-veriore, teksa vëren bie fjala, hopin e madh të futbollit të ri të SHBA.
E pra, me sa duket, po shkohet te shkrirja e shkollave, te ai "etnos" global të sotëm i kësaj loje apo sporti që ka pushtuar botën, jo vetëm me forcën e një spektakli, po tashmâ prej vitesh edhe me gjeopolitikë, ekonomi e diplomaci. Rreth 6 miliardë dollarë janë fitimet e shtetit të Afrikës së Jugut prej organizimit të Kupës së Botës. Dhe u guxua deri aty sa që Kupa u organizua në një shtet të skajshëm të hemisferës së jugut, ku jo larg, por vetëm deri para 16 vjetëve (1994) zezakët (80 për qind e popullsisë) nuk kishin të drejtën për të votuar, e madje një vend ku ende sot shpresa e jetës mesatarisht nuk shkon më shumë se rreth 50 vjetëve. Promotori i këtij organizimi, presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter nxitoi të thoshte se "ky është Botërori më i mirë i deritashëm"!
Dhe ne që në këtë globalizëm apo universalizëm gjeopolitik, ekonomik, kulturor, ende guxojmë dhe flasim për kulturën e veçantë të shkollave të futbollit!
Brazili dhe Argjentina - dy mëtues të padiskutueshëm të Kupës së Botës, u rrëzuan pa mëshirë prej një shkolle deri para pak krejt të kundërt me të tyren: nga ajo anglosaksone, apo nordike, apo britanike, apo gjermanike, merre si të duash. U rrëzuan prej Holandës dhe Gjermanisë, kuotat parashikuese për të cilat qenë tejet më të ulta në krahasim me dy përfaqësuesit e mëdhenj të shkollës latino-amerikane.
Kthesat e dy ndeshjeve historike Holandë - Brazil 2-1 dhe Gjermani - Argjentinë 4-0 janë për antologjinë e kulturës së vetë Kupës së Botës dhe priten që të kenë reperkursione në zhvillimet e ardhshme të vetë koncepteve të ecurisë së futbollit modern. Ndërkohë që forca e pashtershme e futbollit uruguajan, të një shteti me vetëm 2 milionë banorë, rikthen diskutimin e hershëm të futbollit të madh të vendeve të varfra. Një mësim, që kurrë nuk diti ta merrte Shqipëria - zhurmëmadhja e pashembullt e jehonës artificiale të Kupës së Botës…
Brenda dy 90 minutave të vetme, ato dy ndeshje tronditën shpirtëra, shpërthyen gëzime dhe shkaktuan hidhërime popullore, përmbysen taktika, përkundën teknika të reja, duke risjellë mbas kaq vitesh vlerën e harruar të pasimit të shkurtër. Dhe në fund i dhanë Kampionatit Botëror një rrjedhë ngjarjesh thuajse të pakapshme, duke vërtetuar edhe një herë thënien e famshme të Johan Cruijff-it se "futbolli është një lojë shumë e thjeshtë, por e vështirë është ta luash atë pa e komplikuar".
Argjentina e Brazili bënë mû këtë: e komplikuan lojën e tyre. Madje cënuan paksa vetë kulturën e shkollës së tyre. "Ky nuk është stili genuin brazilian i Selecas-s" thuajse u thirr deri në qiell këto ditë në Brazil. Dhe jo vetëm në Brazil.
Tha "La Gazzetta dello Sport" e Milanos:
"Në Itali, kultura e vetme e njohur prej të gjithëve është ajo shumë arkaike e marrjes së rezultatit me çdo kusht dhe interesi për lojën e bukur dhe spektaklin është në plan të dytë. Eshtë prishur kultura e futbollit të bukur… Sapo ka hyrë kultura tjetër, ajo e moviolave që kanë mbirë në teatrinot telvizivë në çdo kënd të Italisë, si në asnjë vend tjetër të botës. Sikur duan të thonë se e rëndësishme nuk është të dish të luash futboll mirë, por të merresh me centimetrat dhe vijat imagjinare të kompjuterit për të zbuluar pozicionet milimetrikë të pozicionit jashtë loje që nuk mund të shihet kurrë në fushë".
Atëherë? Shkollat që të duken se po shkrihen tek mbikultura e futbollit të lojës së bukur. Për fat, ende pa ia arritur megjithatë.
Kështu, mbas rrëzimit të nënshkollës latine përfaqësuar prej dy sensacioneve me emrin "Itali" dhe "Francë" - Kampione e Nënkampione në fuqi të Botës, papritmas rrëzohet edhe një nënshkollë tjetër, ajo gjermanike. I gjithë shtypi europian sidomos, mbas fitores kundër Argjentinës, në eufori të plotë buçiti fjalë për fjalë:
"Fenomeni Gjermani - e vetmja Kombëtare në katërshe në të tri edicionet e fundit, madje 12 herë në 17 edicione të Kupës së Botës… Grupi magjik i Bayernit… Dhe 13 lojtarë të rinj, të cilët nuk kanë arritur as mbi 10 ndeshje zyrtare… Gjermania që po çudit botën… Skuadër e përsosur (Beckenbauer)… Sa delikate në pasime!… ç'saktësi vrasëse e pasimit të fundit!... Gjermania e shtatë cilësive të famshme të shkollës së saj: formim, kushtëzim fizik, teknikë, taktikë, zhvillim personaliteti, mendësi fitimtari… Gjermania e 400 qendrave të formimit të futbollistëve… Gjermania e 30 milionë eurove në vit për këtë formim…"
është pak t'i thuash kulturë e shkollës.
Mirëpo, shumë thjeshtë: 1-0 me Spanjën, duke treguar krejt pak prej cilësive të karakterit të kulturës së shkollës së saj të futbollit. Pesë lojtarë nën 24 vjeç, shtatë lojtarë 1.90 centimetra shtatlartë! Dhe? Plot shtatë lojtarë të një "etnosi" jo gjermanik vetëm në ndeshjen me Spanjën: "tuniziani" Khedira, "turku" Ozeil, "polakët" Podolski, Klose dhe Trochowski, "ganezi" Boateng, "spanjoli" Gomez!
Nuk dihet nëse është shkolla gjermanike apo diçka tjetër, një shkollë mbarëbotërore universale në ishujt e një kombi tanësor të kohës së sotme të shekullit XXI.
Dhe… Spanja - Gjermania 1-0. Rrëzimi i mbretit të ri, i cili sapo bëhej gati të ulej në fron.
Një futbollist i madh i Kupës së Botës, Gary Lineker ka lënë edhe ai këtë thënie proverbiale:
"Futbolli është një lojë shumë e thjeshtë: 22 njerëz vrapojnë mbas një topi për 90 minuta dhe në fund fitojnë gjermanët".
Kësaj radhe jo! Në asnjë mënyrë! Jo, jo! Edhe pse ata rrëzuan nga froni një mbret të vjetër të Amerikës së Jugut: Argjentinën e Don Diegos me shifrat "napoleonianë" 4-1 edhe pse kishin rrëzuar të ndihmuar prej një goli të padhënë, Anglinë që ka shpikë futbollin me shifra dramatikë "shekspirianë" 4-2!
"Jemi shumë të dezilizionuar, por i bëjmë urime të mëdha Spanjës së Del Bosque. Kanë zhvilluar një ndeshje të madhe dhe janë skuadra më e mirë e viteve të fundit. Spanja luan futbollin më të mirë dhe në këtë mbrëmje ata e kanë përpunuar topin me një shpejtësi të pakapshme. Ne nuk kemi pasur kurajon që kemi shfaqur në ndeshjet e mëparshme dhe është e vështirë ta kujtojmë përse".
Flet kështu trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew. Eshtë hera e parë që një gjerman flet për mungesë kurajoje të Gjermanisë. Atëherë, mos edhe këtu e ka fajin ai, "etnosi" i Gianni Brera-s, në këtë rast i 7 lojtarëve jo gjermanikë në skuadrën e teutonëve?...
Futbolli e ka ende kulturën e shkollave e të nënshkollave të tij. Kësaj radhe e ka te nënshkollat spanjolle dhe holandeze. Janë Mesdheu dhe lartësia e Vendeve të Ulta të Europës atje lart, një breg gati nordik i ndarë prej bregut të shkollës britanike të futbollit vetëm prej një rrypi të ngushtë miljesh të Detit të Veriut. Spanja dhe Holanda. Shkolla të ndikimit latin spanjol dhe atij anglosakson holandez.
Kjo është enigma e madhe Spanjë - Holandë, për të cilën do të mund të flitet përsëmbari vetëm të dielën, andej nga afër mesnatës, mbas dramës së fundit të Kupës së Botës Nr. 19 (sepse dramë do të jetë), e cila do të vërtetojë ose triumfin e kulturës së shkollave të futbollit, ose shkrirjen përfundimtare të tyre drejt futbollit të sotëm global, gjeopolitikisht universal. Madje në të gjitha kahet: në gjeopolitikë, në kulturë, në ekonomi, në diplomaci, në marrëdhëniet ndërshtetërore. Dhe duke guxuar pak si shumë: ndoshta deri në një shkallë globalizmi që të çon deri në vetë "bashkësinë" kombëtare të racave, për çudi duke u bërë sporti i futbollit paraprirësi.
Një lloj shkolle globale që papritmas, e mbartur në teatrot e futbollit të Afrikës së Jugut, për herë të parë në histori nxori në fushën e blertë të Kupës së Botës, edhe katër përfaqësues të racës shqiptare: Sotir Nini i Himarës së Shqipërisë dhe Valon Behrami, Gjerdan Shaqiri dhe Albert Bunjaku të Gilanit të Kosovës! Natyrisht nën fanelat e Greqisë dhe të Zvicrës…