Franca: Dialogu Prishtinë-Beogradpas vendimit të GJND
PARIS- Kryeministri i Francës, Francois Fillon shpreson që pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së Kosovës, do të nisë gradualisht dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Në prag ta samitit konferencës ndërkombëtare të liderëve të Evropës dhe Amerikës Veriore në “Samitin e Kroacisë 2010” që po zhvillohet në Dubrovnik, François Fillon ka shfaqur shpresën se vendimi që pritet të japë GJND-ja do të lehtësojë vënien e dialogut gradual në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, citon agjencia Frace Press.
Fillon ka thënë se të gjithë shpresojnë që ky dialog do të sjellë qetësi në këtë pjesë të Evropës, pasi sipas tij, ai do të forconte stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe nevojitet të vazhdohet me afrimin e Serbisë dhe të Kosovës me Bashkimin Evropian.
(s.g/telegrafi/BalkanWeb)