Ftese paralele nga Tirana per Presidentin serb Boris Tadic
Une e kam ftuar Presidentin serb Boris Tadic te vije ne Tirane dhe kam shprehur deshiren per te vizituar Beogradin. Keshtu u shpreh dje Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ne nje interviste per Zerin e Amerikes cituar mandej edhe nga mediat e tjera. Perpos faktit se nje ngjarje e ketille ka padyshim rendesi te madhe eshte me vend te verehen disa aspekte procedurale te anashkaluara ndoshta por qe perfaqesojne levizje politike te mirefillta. Si element i pare ftesa per Tadic risillet ne Shqiperi pas asaj te bere verbalisht nga ish-ministri i Jashtem Ilir Meta ne viziten e tij ne Beograd pranveren e shkuar. E mbetur ne kuader te vullnetit te mire ajo aktualizohet tanime edhe si kerkese e kreut te qeverise shqiptare. Ajo qe lind si pyetje eshte nese ftesa eshte bere ne rruge zyrtare apo verbale. Ne rastin e pare ajo mbetet e pakonfirmuar teksa ne rastin e dyte ajo vjen disi e papritur nese ka te beje me viziten e Berishes ne sesionin e 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Kjo pasi ne te gjithe pasqyrimin qe zyra e shtypit e Kryeministrise i ka bere asaj ne asnje rast nuk eshte permendur nje takim sado i shkurter mes Sali Berishes dhe Boris Tadicit. Ne mbledhjen e pare pas kthimit nga SHBA kryeministri shqiptar ne serine e takimeve te zhvilluara ne Nju Jork nuk e ka listuar emrin e kreut te shtetit serb. Jashte pyetjeve te ketilla qe lindin per shkak te mungeses se informacionit zyrtar ne te vertete ftesa per Boris Tadicin ka nje vlere tjeter edhe me domethenese. Ajo paralelizon duke ofruar nje zgjidhje te sikletit serb per tu ballafaquar me realitetin shteteror te Kosoves ftesen e bere publike te Presidentit te Republikes Bamir Topi per homologun e tij Tadic. Ne takimin informal te zhvilluar mes tij dhe Presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu ne daten 24 korrik 2010 Presidenti Topi eshte shprehur Ne nentor Shqiperia do te jete organizatore e Forumit Rajonal Ekonomik Ballkanik me pjesemarrjen e te gjithe presidenteve te rajonit. Shpresoj qe kesaj ftese edhe Presidenti Tadic do ti pergjigjet duke qene pjese e nje filozofie te re ne rajon. E thene ndryshe Serbia permes kesaj ftese te Shqiperise vihet para se njejtes ceshtjeje qe e ka refuzuar perhere barazimit ne statusin rajonal e per pasoje ne njohjen faktike te shtetit te Kosoves. Perndryshe mungesa e Tadicit mund te interpretohet si vijim i kursit te vjeter i cili nuk justifikohet me nga asnje qendrim nderkombetar serioz. Ne kete kuader ftesa e Kryeministrit per Presidentin serb pervecse krijon rruge paralele komunikimi nderhyn si nje mase lehtesuese ndaj Beogradit zyrtar i cili ftohet me te njejtat kredenciale ne Shqiperi pavaresisht se aktualisht Kosova eshte kthyer ne nje kusht per integrimin e tij edhe nga vete Bashkimi Europian. Per me teper qe ftesa si e tille do te duhet te zyrtarizohet nga Presidenti per shkak te kerkesave te protokollit te cilat zevendesministrja e Jashtme Edith Harxhi i ka nenvizuar ne nje prononcim per gazeten Shqip ne daten 4 gusht 2010. Nga ana protokollare vizita konkretizohet permes fteses se Presidentit te Republikes eshte shprehur ajo.