Varre masive ne Sirte. Gjenden 267 trupa te masakruar

Trupat e 267 personave janë zbuluar në varre massive në Sirte. Lajmin e bën të ditur rrjeti arab Al Xhazira sipas të cilit pjesa më e madhe e viktimave janë ekzekutuar . Për numrin e madh të viktimave të cilat pas dokumentimit varrosen sërish në varre masive ka dhënë alarmin dhe Kryqi i Kuq ndërkombëtar.
Ndërkohë NATO ka vendosur të shtyjë vendimin zyrtar rreth përfundimit të misionit në Libi, deri në fund të muajit. Pas kapjes së Muamer Gadafit, nga forcat opozitare dhe vdekjes së tij javën e kaluar, trupi drejtues i NATO-s njoftoi një vendim paraprak për t'i dhënë fund fushatës shtatë-mujore deri në tetor 31.
Ambasadorët e 28 vendeve antare të Aleancës pritej të formalizonin këtë vendim sot, në një takim në Bruksel. Por, zyrtarët e NATO-s, kanë njoftuar se takimi është shtyrë për të premten, ndërsa konsultimet do të vazhdojnë me Kombet e Bashkuara dhe Këshillin Kombtar Tranzitor të Libisë.
Krerët e autoritetit të tranzicionit i kanë kërkuar zyrtarisht NATO-s të qëndrojë deri në fund të vitit për të garantuar jo vetëm sigurinë e Libisë por dhe të fqinjëve të saj.