Reagimi ne Athine greket skeptike ndaj marreveshjes

Grekët shprehen skeptikë për marrëveshjen e Bashkimit Europian për uljen e borxhit të Athinës. E ndërsa pritet që reformat e ashpra të vazhdojnë, qytetarët fajësojnë politikanët grekë të cilët e kanë gjunjëzuar vendin e thonë se “falja” e borxhit është në fakt një sinonim i falimentimit.
"Unë nuk besoj se ishte një marrëveshje të mirë, por ishte e pashmangshme. Në këtë moment, Greqia ka falimentuar.."- tha studenti 20- vjecar Marios Karidis.
"Kjo është një marrëveshje e errët. Çdo gjë këtu përkeqësohet nga dita në ditë. I lutem Perëndisë të na ndihmojë..."- tha Tasos Skarlatos, 54 vjec, kolonel në pension.
"Për sa kohë që keta 300 politikanët janë në Parlament, gjërat nuk do të bëhet më mirë . Ata na sollën në këtë situatë, kështu që nuk ka gjasa që ata të na shpëtojnë.."- tha 57 vjeçari Spiros Karalis.
Marrëveshja që u arrit pas 9 orë diskutimesh dhe që ka për qëllim të shmangë përhapjen e krizës në eurozonë është përshëndetur nga kreu i bankes botërore Robert Zoellick. Ai shtoi se vendimi i Brukselit do të reflektohet edhe javën e ardhshme në Samitin e G20 në Francë. Zoellick tha se shpreson që ky hap i parë i rëndësishëm do të vendosë një themel ndaj një qasjeje më të gjerë që do të fokusohet në nxitjen e ekonomisë botërore.