Termeti ne Turqi mbi 500 numri i viktimave

Mbi 523 të vdekur është bilanci i deritanishëm i tërmetit të së dielës në Turqi. Të plagosurit raportohet të jenë 1 mijë e 650, ndërsa numri i personave të nxjerrë nga rrënojat këto ditë është 185. Edhe katër ditë pas tërmetit nga gërmadhat vazhdojnë të nxirren të mbijetuar. Rasti më i fundit është ai i një 19-vjecari të mbijetuar në Ercis, që ishte edhe qyteti më i goditur.
Përpjekjet për shpëtim janë penguar nga rreshjet e dendura të shiut dhe borës, ndërsa ka pasur kritika lidhur me mungesën e tendave të ngritura për viktimat.
Agjencia shtetërore e lajmeve Anatolia njoftoi se ka arritur në Turqi një aeroplan izraelit pas kërkesës për ndihmë të cilën Ankaraja zyrtare u drejtoi shumë vendeve të mërkurën. Shpërndarja e ndihmave po vazhdon, ndërsa vetë kryeministri Rexhep Taip Erdoan kërkoi falje për kundërpërgjigjen e ngadaltë në 24 orët e fillimit.