Arrihet marreveshja. Greqise i falen nje pjese e borxheve

Arrihet marrëveshja për një pako të plotë masash kundër borxheve në
Evropë. Në fund të samitit të Brukselit që zgjati 9 orë krerët e
Eurozonës bënë të ditur se është arritur një pakt me bankat. Bëhet fjalë
për një reduktim prej 50 përqind të vlerës së titujve shtetërorë grekë.
E shprehur në terma praktikë, kjo do të thotë falje e borxhit me një
vlerë prej 100 miliardë eurosh. Një sforco kjo e sektorit privat të
cilit i injektohen 130 miliardë euro të vendeve të eurozonës.
• Athinë, grekët skeptikë ndaj marrëveshjes
Falë kësaj ndërhyrjeje, Athina e redukton borxhin e saj shtetëror nga 160 përqind të GDP në 120 përqind në vitin 2020. Për kryeministrin grek Jorgo Papandreu, arritjet e këtij samiti ishin historike.
“Arritëm të shmangim kurthin e falimentimit. Fakti që jemi ende këtu sot është një arritje e madhe për popullin grek. Mendoj se sot mund të mbyllim një kapitull të së kaluarës dhe të fillojmë të punojmë për një të ardhme të re për vendin tonë. Duam të clirohemi nga kjo barrë e së shkuarës për të filluar një epokë të re të bazuar në fuqinë tonë”- tha Papandreu.
Megjithëse e ka interpretuar faljen e borxhit si një incentivë të rëndësishme për rritjen ekonomike, Kryeministri grek pranoi gjithashtu se Athina do të duhet të ndërmarrë reforma dhe më ambicioze pavarësisht prostestave që shpesh kanë degjeneruar në dhunë.
Liderët e europës ranë gjithashtu dakord të rrisin fondin për shpëtimin e shteteve në 1.000 miliardë euro, nga 440 miliardë euro sa është aktualisht.
“Eurozona ka adoptuar një kundërpërgjigje të besueshme për krizën”, tha presidenti francez Nikola Sarkozi. Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh se “bota i kishte drejtuar sytë nga Evropa dhe ajo iu përgjigj këtyre shpresave”. Sipas kancelares Merkel, nuk ka një recetë përfundimtare, por një paketë të rëndësishme në rrugën për më shumë stabilitet dhe një union të stabilizuar.
Tregjet ndërkaq kanë reaguar pozitivisht ndaj marrëveshjes së Brukselit. Titujt evropianë janë zgjuar në rritje sot në mëngjes. Megjithatë ekspertët e ekonomisë thonë se liderët evropianë kanë blerë thjesht kohë, por nuk kanë gjetur një zgjidhje përfundimtare për krizën.
Azhornuar së fundi ( e enjte , 27 tetor 2011 )