Samiti vendimtar Merkel Deshtimi grek katastrofe

Negociatat e mbrëmjes nuk pritet të prodhojnë shifra për daljen e eurozonës nga kriza, kanë konfirmuar zyrtarë të lartë të Bashkimit Europianë, të cilët konfirmojnë se një samit tjetër urgjent mbi të njëjtën temë mund të thirret këtë fundjavë. Struktura e një marrëveshjeje nga samiti që nisi këtë të mërkurë në Bruksel, do të paraqitet në fund të bisedimeve, ndoshta edhe gjatë natës apo të enjtën në mëngjes. Mirëpo, kësaj do t’i mungojnë detajet teknike të cilat do të vendosen gjatë ditëve të ardhshme.
Pak a shumë, thonë në Bruksel, është arritur një qëndrim i përbashkët në lidhje me nivelin e ndihmës për bankat europiane, diku në shifrën e 110 miliardëve. Por marrëveshja është ende larg për dy elementët e tjerë kyç të marrëveshjes gjithpërfshirëse që premtuan Merkel dhe Sarkozi e që janë shkalla e reduktimit të borxhit publik grek dhe mënyra e zgjerimit të fondit të shpëtimit.
Zëdhënësi i Komisionit Europian, Olivier Bailly konfirmoi në nisje të samitit se liderët e eurozonës nuk do të jenë në gjendje të dalin me një plan të detajuar, pasi detajet do të konkretiozhen në takime të mëpasshme. Sipas tij, e rëndësishme është një marrëveshje politike në samit, në mënyrë që të rikthehet besimi i tregjeve, ndërsa disa detaje përfundimtare do të vendosen në një kohë tjetër.
"Këshilli Europian dhe liderët e samitit të eurozonës jnë politikanë. Ata duhet të marrin vendime politike dhe kjo mund të pritet prej tyre sonte. Ka pasur punë teknike për t’u bërë për të arritur deri këtu dhe sipas gjasave, do të ketë edhe pas këtij samiti”- tha Bailly.
Liderët e eurozonës do të diskutojnë gjithashtu edhe situatën ekonomike në Itali, pas frikës se kriza që nisi nga Greqia mund të përhapet edhe në këtë vend. Kryeministri italian, Silvio Berluskoni përmes një letre drejtuar Brukselit, ka detajuar planin e Italisë për të ndërmarrë reforma. Kjo strategji pritet të diskutohet gjatë samitit, dhe në të Berluskoni premton balancimin e buxhetit deri në 2013-ën si dhe zbatimin e reformave për të cilat është rënë dakord më herët.
Juli Prifti