Efektet e krizës, mallra më të shtrenjta në treg
23/06/2009 BSH-ja paralajmëroi rritjen e çmimeve, ndikuar nga dobësimi i lekut
Vijon rritja e çmimeve në treg. Ashtu siç ishte paralajmëruar nga ekspertë të ekonomisë, apo edhe Banka e Shqipërisë. Përpos çmimeve të ulëta në tregjet ndërkombëtare, efektet e krizës botërore vijojnë të ndihen në tregun vendas. Pasojat bien mbi konsumatorët, të cilët përballen me çmime ende të larta të mallrave të konsumit. Ekspertët e ekonomisë e kanë lajmëruar më herët këtë rrezik, si një prej efekteve të fazës së dytë të krizës. Madje ata kanë kërkuar një analizë më të mirë të situatës dhe të dhënave nga institucionet e specializuara në vend, të cilat, sipas tyre, nxjerrin me vonesë statistikat dhe analizat e efekteve të pritshme në ekonomi.
Artikujt në treg
Janë të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë për javën që lamë pas, të cilat tregojnë se në krahasim me një javë më parë, çmimet e shitjes me pakicë të artikujve perime, fruta, fasule dhe patate kanë pësuar rritje të ndjeshme. Kështu, sipas këtyre të dhënave, nga 39 artikuj të krahasueshëm që gjenden në treg, 28 prej tyre kanë rritje çmimi, 7 artikujt të tjerë kanë ulje çmimi, ndërsa 4 artikuj kanë të njëjtin çmim si një javë më parë. Duke e krahasuar me javën e kaluar, nga 21 artikuj që ka tregu 18 prej tyre kanë rritje çmimi që variojnë nga 1 deri në 29 lek/kg. Kështu, rritje kanë pësuar domatet e cilësisë së parë me 29 lek/kg, bizelet me 19 lek/kg, spinaqi me 15 lek/kg, domatet e cilësisë së dytë me 14 lek/kg, lule lakra e trangulli me 13 lek/kg, preshi e kungulli me 7 lek/kg etj. Ulje kanë vetëm 2 artikuj, si bamja me 47 lek/kg e gogozharet me 30 lek/kg.
Paralajmërimi i BSH-së
Banka e Shqipërisë bëri të ditur në raportin e fundit të saj një analizë për këtë qëllim, duke theksuar se qytetarët do të përballen me rritje të çmimeve të mallrave të konsumit të përditshëm. Sipas të dhënave të BSH-së, çmimet kanë pësuar rënie gjatë muajve të parë të këtij viti, për shkak të uljes drastike të çmimeve të mallrave të importit. Por kjo tendencë rrezikon të ndryshojë tërësisht, për shkak të zhvlerësimit të ndjeshëm të monedhës kombëtare, lekut. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë kanë argumentuar në raportin e tyre se dobësimi i lekut është faktor më përcaktues në ecurinë e çmimeve sesa reduktimi i kostove të mallrave të importit. “Zhvlerësimi i kursit të këmbimit të lekut ndaj monedhave kryesore paraqet rrezik për këtë skenar. Studimet empirike kanë dëshmuar për asimetrinë e përçimit të goditjeve në kursin e këmbimit te çmimet e konsumit. Masa e përçimit është më e madhe dhe kohëvonesa më e shkurtër në rastin e dobësimit të lekut sesa në rastin e kundërt. Një zhvlerësim i lekut do të përkthehej në çmime më të larta importi, duke ushtruar presione rritëse në nivelin e përgjithshëm të çmimeve në vend”, - thekson raporti i Bankës së Shqipërisë për janar - marsin e këtij viti.