Trading Safely: Rënie të rritjes ekonomike në Shqipëri
Për vitin 2009-të, Shqipëria po pëson një ulje të rritjes ekonomike duke u pasqyruar që muajt e parë me një rënie të investimeve të huaja si dhe një ulje e rirtmit të llogarive korente, ku më tepër kanë pësuar prekeje nga kriza ekonomike globale të ardhurat e emigrantëve dhe frymëmarrja e kreditimit dhe depoziatve citohej për vednin tonë nga Qendra e Kërkimeve dhe Studimeve të Ekonomive ne nivel ndërkombëtar "Trading Safely". Ndërkohë që viti 2008-të pati një avantazh në kuadër të rritjes ekonomike duke u ndikuar kryesisht remitancat dhe investimet publike kryesisht në rrugë, ky vit po pëson një tkurrje të pothuajse të gjithë sektorëve. Ndërkaq Shqipëria përsëri këtë vit radhitej në grupin e fundit të klasifikimit që është grupi D, çka do të thotë një vend me një risk të lartë politik dhe ekonomik, dhe ku ka shumë mundësi që klima e bisnesit të jetë e ndikuar nga impakti dhe sjellja politike. Nga ana tjetër klima e biznesit në vendin tonë radhitet në kategorinë C, klimë e vështirë për biznesin duke u nisur që nga informimi financiar i cili është shpesh i pavlefshëm puna institucionale shoqërohet me shqetësime të vazhdueshme, ndërsa bizneset e madhe nuk zënë përqindje të madhë në jetën ekonomike.