E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmirësohet baza e portofolit aktiv të kredive

22/06/2009  Funksionimi

Banka e Shqipërisë ka vendosur rregulla të reja për funksionimin e regjistrit të kredive. Ato pritet të miratohen në mbledhjen e kësaj jave të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Udhëzimi i ri ka për qëllim rritjen e perfeksionimit të funksionit të këtij regjistri, në mbështetje të zhvillimeve aktuale në sistemin bankar. Regjistri i kredive ka nisur të funksionojë që prej datës 3 janar të vitit të kaluar. Deri tani ai shënon mbi 214 729 kredi të regjistruara, si dhe të dhëna për kredimarrësit, personat e lidhur dhe kolateralet e vëna si garanci për kthimin e kredisë. Regjistri i kredive është baza elektronike e të dhënave për kredimarrësit e sistemit bankar. Bankat kanë hedhur në regjistër portofolin aktiv të kredive si dhe ngarkojnë çdo ditë të dhëna për kreditë e reja. Sipas BSH-së, bankat do të ngarkojnë çdo ditë kreditë e reja si dhe do të përditësojnë çdo fund muaji statusin e shlyerjes së kredive. Regjistri përmban informacione pozitive dhe negative për kredimarrësin dhe këto të dhëna do të ruhen në regjistër për 5 vjet. Raporti i kredimarrësit përmban informacion mbi shumën e kredisë, shlyerjet e saj, shumat e vonuara, etj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›