Drafti, tatim për kontributet nga pensionet private
22/06/2009 Ndryshimet
Kontributet vullnetare në fondet private të pensioneve do t’i nënshtrohen tatimit. Qeveria pritet të bëjë ndryshime në ligjin për fondet e pensioneve private. Ekspertët shpjegojnë se projektligji krijon hapësira të konsiderueshme për të rritur kontributin vullnetar në skemat e pensioneve private, të cilat do të administrohen nga shoqëri të posaçme dhe të mbikëqyrura nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Në nenin 89, projektligji shpjegon rastet e trajtimit fiskal për kontributet e bëra nga punëdhënësi. Kështu, kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij në një plan pensioni profesional konsiderohet si shpenzim operativ deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës të barabartë me 250 mijë lekë dhe kjo shumë konsiderohet si shpenzim i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit. Kurse neni 90, detyron që, çdo pagesë e marrë nga anëtari i fondit të pensionit, sipas përcaktimeve të nenit 16 dhe 18, tregojnë mënyrën e pagesës, tërheqjen e parakohshme, tatohet me tatimin mbi të ardhurat personale.