E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaos ajror në Evropë

Me mijëra pasagjerë janë detyruar të anulojnë fluturimet gjatë vikendit, për shkak të resë vullkanike që ka mbuluar Britaninë. Shtyrje ka pasur edhe të fluturimeve drejt Amerikës Veriore e Azisë.

Më shumë se 5000 fluturime që kanë prekur hapësirën ajrore të Republikës së Irlandës dhe Finlandës janë shtyrë të enjten.

Reja nuk paraqet ndonjë rrezik serioz për shëndetin e njerëzve.

Shiu filloi të reshë në disa pjesë të veriut të Skocisë dhe grimcat e tyre u panë edhe në ishujt Shetland, e të cilat janë duke u ekzaminuar nga Agjencia për Ambient e Skocisë.

Zyrtarë të shëndetësisë thanë se hiri i këtyre reve mund të ndikojë në organet “e frymëmarrjes tek njerëzit për një kohë të shkurtër”.

Zyra britanike “Met Office” tha se arritja në nivel tokësor e hirit është gati e pamundur.

Kontrolli ajror britanik ka shtyrë për afat të pacaktuar fluturimet për në hapësirën e Britanisë së Madhe, së paku deri të shtunën pasdite.

Përjashtim bëjnë Irlanda e Veriut dhe Skocia Perëndimore të cilët kanë filluar fluturimet në vijën ajrore nga Toronto në Glasgow.

“Në përgjithësi situata është dinamike dhe mund të ndryshojë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Shërbimi Kombëtar për Trafik Ajror, të premten në mëngjes.

Progres i ngadalshëm

Organizata evropiane për kontrollim të trafikut ajror “Eurocontrol”, tha se ka pak erë që do të thotë se reja vullkanike e lëshuar nga shpërthimi i vullkanin në akullnajën Eyjafjallajoekull, “po ec shumë ngadalë në drejtim të lindjes” dhe mbetet “shumë e dendur”.

Britania e Madhe, Republika e Irlandës, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Belgjika dhe Holanda kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore të premten.

Franca ka mbyllur 24 aeroporte në veri të vendit, përfshirë edhe vijën kryesore Paris -Charles de Gaulle, përderisa aeroportet e Berlinit dhe Hamburgut në Gjermani po ashtu janë mbyllur të enjten në mbrëmje. Edhe aeroporti i Frankfurtit është mbyllur në mëngjesin e së premtes.

Polonia ka mbyllur shumicën e hapësirës së saj ajrore të premte por aeroportet Krakow dhe Rzeszow në jug kanë qenë të hapura. Zyrtarët austriak kanë thënë se do të fillojnë të mbyllin aeroportet e tyre në mbrëmjen e vonë të së premtes.

Suedia ka filluar hapjen e hapësirës ajrore në veri të premten. Zyrtarët thanë se do të këtë ndalime të reja në jug, por që do jenë graduale.

Kompanitë ajrore “Qantas”, “Japan Airlines”, “Korean Air”, “Singapore Airlines” dhe “Cathay Pacific”, janë disa nga kompanitë të cilat kanë ndaluar tashmë të gjitha fluturimet për Evropë.

Zëdhënësi i Qantas, David Epstein tha se deri të dielën do të rifillojnë fluturimet. Nëse vazhdon gjendja e njëjtë, në Poloni ka frikë që disa lider botërorë nuk do të mund ta përcjellin për në funeralin e fundit presidentin polak Lech Kaczynski, i cili ndërroj jetë nga një prishje e aeroplanit të shtunën e kaluar.

Disa monark evropian nuk do të mund të përcjellin festën e ditëlindjes së 70’të Mbretëreshës së Danimarkës, Margrethe, e cila ka filluar me një koncert nga dita e enjte.

Ditë apo javë

Erupsioni i vullkanit filloi të mërkurën për herë të dytë brenda këtij muaji, duke lëshuar një re hiri në 11 km lartësi në atmosferë. Me një gjerësi prej 50 metrash ajo ka arritur në maje të kraterit.

Nxehtësia shkriu pjesë e rrethuara me akull dhe dëshmitarët thonë se rrjedha ujit të shkrirë të përzier me akull filluan të reshin në Islandë.

Më shumë se 800 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre përderisa pjesë të akullit thuhet se kanë thyer kulmet e disa shtëpive dhe kanë thyer disa lisa të maleve. Rruga është vërshuar nga lumi Markarfljot dhe është dëmtuar në disa vende.

Të enjten, vërshimet raportohet se janë ulur, por vullkani ende është duke prodhuar hi i cili po vije në drejtim të Evropës.

“Duket se prodhimi i hirit do të vazhdoj në një nivel të konsiderueshëm për disa ditë apo javë. Por, kur do fillojnë fluturimet kjo varet nga koha”, tha Einar Kjartansson, gjeofizikologe pranë Zyrës Meteorologjike të Islandës, për agjencinë e lajmeve “Associated Press”.

Erupsioni i parë vullkanik brenda një akullnaje filloj me 20 mars. I pari erupsion që ka ndodhur në këtë vend ishte në vitin 1921 – dhe kishte vazhduar dy vite.

Islanda shtrihet në kërthizën e Oqeanit Atlantik dhe konsiderohet si kufi në mes të Euroazisë dhe Amerikës Veriore për shkak se ndanë dy pllakat e kontinentit evropian dhe atij amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›