E Shtunë, 31 Tetor 2026

Efekti kurues Jakova!

Umberto Eco mendon se muzika shprehet në formë sintaksore. Megjithatë është Tarasti, i cili është një prej semiotikëve më të mëdhenj të muzikës, duke e kthyer në shkencë. Në këtë kontekst, studimi i këngës pop-qytetare shkodrane dhe efektit Jakova, gjuhësisht dhe psikologjikisht, efekti terapeutik i këtij arti, është pjesë arketipe e artit të Shkodrës, pavetëdijes shkodrane

Para disa ditësh kam prezantuar në liceun artistik Jordan Misja, Tiranë, në bashkëpunim me drejtoren e liceut, Albana Kosovrasti, një projekt në formën e hipotezës me titull Epistemologjia e këngës popullore-qytetare shkodrane dhe efekti Jakova! Qëllimi ishte prezantimi i vlerave të rëndësishme kulturore dhe artistike, psikologjike të qytetit të Shkodrës, i këngës që është pasuri kulturore dhe shpirtërore, Efektit kurues Jakova.

Teorizmi i gjuhës muzikore të këtyre këngëve, muzika si gjuhë joverbale dhe hipoteza për Efektin Jakova, që është lidhur më këto këngë përbën një fenomen psikologjik dhe terapeutik. Psikologjia e artit është fushë e re dhe natyrisht kërkon promovim, me individë të fushës dhe publikun e gjerë dhe një lobim profesional që të marrë një zhvillim të caktuar.

Prezantimi në liceun J. Misja, është shans, pasi është institucioni artistik i cili, ka nxjerrë me qindra e mijëra artistë të fushave të ndryshme, të cilët konkurrojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë.

Studimi i artit muzikor në planin psikologjik dhe gjuhësor, i jep mundësinë krijuesve dhe studiuesve të muzikës të sqarojnë ato pjesë të rëndësishme të këtij arti universal dhe jetik për njerëzimin. Siç shprehej Niçe: Jeta pa muzikë nuk do të kishte kuptim. Është pikërisht psikologjia e muzikës, semiotika dhe terapia që përpiqet që ti japë kuptim artit të muzikës.

Studimi i epistemologjisë së muzikës, i teorisë së saj, bën të mundur identifikimin imagjinar të artit, domethënien, shijen e tij.

Tentativa për ti dhënë kuptim muzikës, fillon me manifestin futurist të Pratellës, 1910, i cili kritikoi ashpër muzikën italiane të kohës, vlerësonte Wagner-in dhe vazhdon me shumë studiues të semiotikës së muzikës siç janë: Kofi Agawu, (teoria bazë, analiza shenkeriane), Robert Hatten (në temat, gjesteve), Raymond Monelle (në temat e kuptimit muzikor), Jean-Jacques Nattiez (në analizën introverte, taksomanike dhe aplikimet etno-muzikologjike), Anthony Newkomb (në tregimtari), Tarasti (i konsideruar si krijuesi i semiotikës së muzikës). Barthezi, vetë një semiotik, gjuhëtar dhe një pianist i aftë, amator, nuk e vlerësoi muzikën që të ishte një sistem semiotik.

Por Ecco mendon se muzika shprehet në formë sintaksore. Megjithatë është Tarasti, i cili është një prej semiotikëve më të mëdhenj të muzikës, duke e kthyer në shkencë. Në këtë kontekst, studimi i këngës pop-qytetare shkodrane dhe efektit Jakova, gjuhësisht dhe psikologjikisht, efekti terapeutik i këtij arti, është pjesë arketipe e artit të Shkodrës, pavetëdijes shkodrane.

Në prezantim, hipoteza ishte se: Kënga pop-shkodrane ka natyrën futuristo-realiste dhe muzika e Jakovës kuron, gjithashtu ka elementë të futurizmit ose eko-artit, arti dhe natyra, arti etnik.

Muzika futuriste ose muzikimi i natyrës dhe perceptimit, i cili nuk është vetëm biologjik, është duke u studiuar dhe çuar përpara nga muzikantë me famë botërore, siç është Georgy Kurtag, bashkautori i George Ligetti-t, muzikant nga më të mëdhenj të shekullit, Palma e artë, në Venecia. Nëse studiohet me kujdes dhe në planin psikologjik, kënga qytetare shkodrane, muzika dhe tekstet janë të lidhura me natyrën. Kjo është edhe muzika e Jakovës, me shenja tipikë të një arti futurist, psikologjik. Arti i Jakovës dhe kënga pop-qytetare shkodrane janë tipike, art perceptimi, art ekologjik dhe art mendor e shpirtëror ose art etnik i pastër, pasi janë krijuar nga psikika komunikative.

***

Muzika e kompozitorit të madh shkodran, Preng Jakova, krahas vlerave të mëdha artistike, estetike, filozofike dhe sociale ka gjithashtu vlera kuruese, terapeutike që do të thotë se është pjesë e artit futurist. Muzikimi i mendjes është evident në punët e Jakovës, trazime, përjetime, kujtime, arti sakra. Fuqia kuruese e artit të Jakovës lidhet me një seri faktorësh psikologjike, shenjën siç janë: fuqia e talentit të Jakovës, arketipi i artit shkodran, psikologjia kulturore ose konteksti kulturor ku u rrit dhe u edukua.

Muzika e tij krahas dëgjimit për kënaqësi dhe studim mund të përdoret edhe si kurë për të përmirësuar një seri çrregullimesh të caktuara si, ankth dhe depresion. Psiko-akustika përshkruan mekanizmin përgjegjës të ndijimit të tij, lidhur me perceptimin tonë ndaj tingullit forcës timbrit të muzikës, dhe në këtë kontekst vjen dhe muzika e Jakovës.

Tingulli i muzikës Jakovës nëse përpunohet teknologjikisht ka aftësinë të përdoret për çrregullime të caktuara siç janë: pagjumësia, ankthi, depresioni, problemet me të folurën. Efekti Jakova bëhet kështu nyje e rëndësishme që na ndihmon jo vetëm për të kuptuar botën, por dhe të kurojmë duke arritur një balancim të trupit, psikikës, ndjenjave dhe shpirtit. Muzika shqiptare, relativisht e re në krahasim me atë të vendeve të tjera të Evropës dhe Ballkanit, zhvillimin kryesor e pati gjatë shekullit të kaluar, ku në themel mbetet arti i pastër i perceptimit si Martin Gjoka, Bernardin Palaj e më vonë Jakova dhe e gjithë gjuha muzikore e këngës pop-qytetare shkodrane.

Jakova shprehej se pëlqej atë muzikë që këndohet, me moton mendja bën zërin, duke marrë duke u frymëzuar dhe nga shkolla e françeskanëve.

Ai ka mësuar tek françeskanët, të cilët ishin studiues të mëdhenj të artit dhe letërsisë si: At Gjergj Fishta, At Anton Harapi dhe takimi me At Martin Gjokën e ndihmon shumë artistikisht dhe psikologjikisht në të ardhmen e artistit. Praktik, krijues, ai nuk reshti se kërkuari edhe tingëllime të reja në instrument.

Ave Maria është një nga pjesët e tij muzikore, tipike e muzikës sakra, artit futurist.

Zonja e Shkodrës dallohet për një karakter të fortë psikologjik që përfaqëson edhe psikologjinë e Jakovës, mbasi ai ka qenë edhe njeri fetar.

Muzika e Jakovës, që me pjesët e vogla, këngët dhe deri tek muzika vokale, siç janë ariet e operës Mrika dhe Skënderbeu, kanë efekt kurues si muzikë, harmoni, melodi dhe ritëm. Për ta parë teknologjikisht këtë muzikë mendoj se duhet të përpunohet në programe të caktuara kompjuterike, të cilat heqin frekuencat e ulëta dhe i lënë frekuencat e larta, që ndikojnë në përmirësimin e çrregullimeve të caktuara. Ky është një studim fillestar që kërkon një punë më të madhe dhe të hollësishme. Kjo ide mu krijua mbas dëgjimit për qëllime studimi të disa arieve e pjesëve vokale dhe instrumentale.

Elementët timbrikë, forca, zgjatja lartësia e tingullit përgatitin muzikën, ritmin, melodinë dhe harmoninë kuruese jakovjane.

Pjesët të cilat kanë karakter terapeutik, krahas arieve të njohura janë; Juda Makabe, Ringjallja dhe Krah për krah, të cilat mund të përdoret mirë për të koordinuar lëvizjet në çrregullime të caktuara, të cilat japin ndjenja edhe emocione të forta.

Krahas DVD-ve të punuara me qëllim kurimi edhe Veshi Tomatis ndihmon në transmetimin e këtij tingulli të përpunuar në tru dhe në zonat e çrregulluara.

Gjithashtu Kërcimi, një pjesë për fizarmonikë shquhet për një ritëm me impakt të mirë terapeutik. Nisemi për këtë konkluzion nga Alfred Tomatis, i cili zhvilloi një aparat veshi elektronik, i cili përçon efektin tek pacienti nëpërmjet disa kufjeve speciale.

Aparati ndikon me anë të tingullit në mënyrë intensive te

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›