E Shtunë, 31 Tetor 2026

Efekti placebo mund të kurojë gripin

Universiteti i Wisconsin studioi 719 persona të moshës nga 12 vjec deri në 80 vjec, të cilët kishin simptomat e gripit.

Studimi i ndau në katër grupe: Një grup u kurua me ilacin ndaj gripit “Echinacea”, grupi i dytë u kurua me “Echinacea” por pa dijenin e tyre, grupi i tretë me placebo dhe grupi tjetër nuk u kurua me asnjë mjekim.

Studiuesit zbuluan se nuk kishte ndryshim të mëdha në katër grupet mbi kohëzgjatjen e sëmundjes. Gripi zgjati pothuajse një javë në të katër grupet.

Studiuesit zbuluan se pacientët që kishin marrë placebo u shëruan 2,58 ditë më shpejt se atë që nuk kishin marrë asnjë mjekim. Grupi që kishte marrë “Echinacea” u shërua 1,5 ditë më shpejtë se grupi që nuk kishte marrë asnjë kurë.

Deri tani nuk është gjetur asnjë kurë për gripin, por ato që përdoren ditët e sotme duket se e ulin kohëzgjatjen e sëmundjes.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›